• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bytyqi për këtë javë paralajmëroi detaje rreth procedurës së arbitrazhit, që mund t'i kushtojë shtetit më shumë se një miliard euro

Bytyqi për këtë javë paralajmëroi detaje rreth procedurës së arbitrazhit, që mund t'i kushtojë shtetit më shumë se një miliard euro

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Opinionit tashmë duhet t'i thuhet qartë se pse fillohet procedura e arbitrazhit dhe cila është përgjegjësia e atyre që na lejuan të përfundojmë në një situatë me konteste kaq të mëdha para gjykatave të arbitrazhit, tha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

Ai për këtë javë paralajmëroi takim me mediat, në të cilin, siç ka theksuar, do të shpjegohet në detaje gjithçka që është theksuar në Raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR).

"Ne kemi pritur raportin nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) dhe këtë javë do të kemi brifing ku do të sqarojmë në detaje. Pas procedurës së duhur të një organi të ngritur në vitin 2018, për fat të keq, shteti duhej të procedonte me kontestet e arbitrazhit për të mos i humbur ato pa asnjë mbrojtje. Janë kompani të ndryshme të përzgjedhura, kompani me reputacion, ka raste pozitive në të cilat tashmë janë fituar kontestet e arbitrazhit dhe fondet e para janë derdhur në llogarinë e buxhetit. Në konferencë do të informoj për hapat e ardhshëm. Ajo që shkruhet në Raportin e ESHR-së, mendoj se opinioni tashmë duhet të ketë informacion të qartë se përse fillohet procedura e arbitrazhit dhe cila është përgjegjësia e atyre që na lejuan të përfundojmë në një situatë me mosmarrëveshje kaq të mëdha para gjykatave të arbitrazhit në të cilat, natyrisht, si shtet i kemi nënshkruar, theksoi Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në kompaninë "Neho Isni" - SHPKNJ Shkup.

Në raportin që e publikoi ESHR më 30 qershor të këtij viti theksohet se nëse vendi humbet procedurën e arbitrazhit pas marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura dhe të ratifikuara, do të duhet të paguajë mbi një miliard euro. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR