• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi për investimin që e paralajmëroi Mickoski:  Dikush mburret me pendën e të tjerëve

Bytyqi për investimin që e paralajmëroi Mickoski:  Dikush mburret me pendën e të tjerëve

 Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot përmes rrjetit social "Fejsbuk" ka reaguar në publikimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg.

 Bytyqi thekson se bëhet fjalë për investim që e ka punuar kabineti i tij. 

 "Po, po: ka dallim! Dikush "mburret me pendët e të tjerëve" dhe shpall investimin e EPSOTECH si të vetin (madje para se të përfundohen të gjitha procedurat), ndërsa dikush tjetër pret derisa të shprehen të gjitha institucionet relevante për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit VMRO DPMNE-së që i konfirmojnë dhe vazhdojnë investimet e planifikuara që kabineti im (tani ish-kabineti) i ka përfunduar profesionalisht dhe me precizion gjatë periudhës së kaluar.
Puna dhe jo PR është e nevojshme që atdheu ynë të përjetojë progresin që meriton", ka shkruar Bytyqi. 
 
 Ai thekson se së bashku me EPSOTECH janë edhe 6 investime të tjera për të cilat janë përgatitur marrëveshje për mbështetje dhe po presin filtrin e fundit në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës (dhe për arsye parimore dhe procesi zgjedhor nuk u shpallën). qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR