• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Nuk janë zhvilluar bisedime, as nuk ka mbërritur propozim për hyrjen e operatorit grek të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në MEPSO

Bytyqi: Nuk janë zhvilluar bisedime, as nuk ka mbërritur propozim për hyrjen e operatorit grek të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në MEPSO

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA)  - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nuk ka informacion se operatori grek i sistemit transmetues është i interesuar të hyjë në MEPSO. Siç deklaroi sot, në Qeveri nuk ka mbërritur një propozim i tillë, as nuk ka vendim se MEPSO të dalë në shitje. Për këtë, nënvizoi Bytiyci, madje aspak nuk janë zhvilluar kurrfarë bisedimesh me askënd.

Sipas Bytyqit, në çdo rast është mirë të ketë interes nga kompani të huaja për investime në vend.

 

 

Вицепремиерот за економски прашања Фатмир Битиќи денеска, одговорајќи на новинарски прашање, рече дека ако Законот за солидарен панок „падне“ на Уставен суд, средствата на компаниите ќе им се

 

"Nuk e di se çfarë kanë shkruar mediat greke. Por, pavarësisht, është mirë kur kompani të ndryshme janë të interesuara për të investuar në shtet sepse e shohin pozicionin gjeostrategjik të vendit dhe mundësinë që ekziston. Ne deri më sot nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë propozim dhe as nuk jemi në negociata. Thamë se një vendim i tillë nuk ka në Qeveri, ndërsa gjithsesi, jam i hapur dhe gjithmonë them -  çdo gjë që është e mirë për qëndrueshmërinë dhe për të mirën e shtetit duhet të bisedohet. Por, këtë e dëgjoj për herë të parë, nuk kam asnjë informacion të tillë. Nuk e di kujt i kanë dërguar letër. Unë jam pjesë e Qeverisë, deri më tani nuk ka pasur një letër të tillë dhe asnjë interesim të tillë, as nuk kam pasur biseda të tilla", thekson Bytyqi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të projektit "Instrumenti i gjelbër financiar për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe luftës me ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut".

Foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR