• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bytyqi: Nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së, me qëllim të parandaloj fragmentimin e mëtejshëm të anëtarësimit

Bytyqi: Nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së, me qëllim të parandaloj fragmentimin e mëtejshëm të anëtarësimit

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Fatmir Bytyqi, deputet dhe anëtar i LSDM-së, publikoi në Fejsbuk se nuk do të kandidojë për kryetar të LSDM-së, me qëllim që, siç thotë ai, të parandalohet “fragmentimi dhe polarizimi i mëtutjeshëm mes anëtarëve”.

"Tani në këtë periudhë zgjedhore nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së dhe këtë po e bëj për të parandaluar fragmentimin dhe polarizimin e mëtutjeshëm mes anëtarëve tonë. Por misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai e thekson bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të cilat mund të arrihen vetëm NDRYSHE, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Kjo ësht krejtësisht NDRYSHE nga zakonet e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia dhe vlerat do të bëjnë dallimin dhe ndryshimin, fillimisht në LSDM, e më pas në shtet", theksoi Bytyqi.

Në publikimin në Fejsbuk të titulluar "Mundet dhe ndryshe", Bytyqi thekson se mbajtja e postit të nënkryetarit të LSDM-së në tri vitet e fundit nuk më bën të privilegjuar as të favorizuar kundrejt çdo anëtari tjetër të partisë, të gjithë jemi të barabartë dhe në fakt, kjo është një nga vlerat themelore të demokracisë sociale. 

Për sa i përket bashkëpartiakëve që kanë paraqitur kandidaturat e tyre, Bytyqi beson se kushdo që ndan vlerat socialdemokrate dhe dëshiron një "rinovim të vlerave të partisë në periudhën e ardhshme", meriton të marrë mbështetjen e tij dhe të të gjithë anëtarëve, por ka vërejtje për proceset aktuale në LSDM, në kontekstin e mbajtjes së anës nga një pjesë e anëtarëve dhe dhënies së mbështetjes për të preferuarit e tyre.

Kandidaturë për kryetar të LSDM-së paraqitën ish ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual VMRO-DPMNE, ish ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale, Slavjanka Petrovska, dhe drejtori aktual i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, si dhe Aleksandar Bajdevski.

Për pozitën e kryetarit të LSDM-së mund të kandidojë një person me së paku pesë vjet anëtarësim në LSDM, i cili është zgjedhur së paku një herë nga Kongresi i LSDM-së anëtar i njërit prej organeve të partisë.

Zgjedhjet e brendshme partiake janë caktuar më 30 qershor, ndërsa vijojnë pas dorëheqjes së liderit Dimitar Kovaçevski, i cili pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dha dorëheqje së bashku me kryesinë e partisë. LSDM-ja të dielën, më datë 9 të këtij muaji, do të mbajë edhe Kongres llogaridhënës në të cilin do të analizohen arsyet e rezultatit zgjedhor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR