• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Njëqind e tridhjetë mijë punonjës në sektorin publik do të marrin paga më të larta

Bytyqi: Njëqind e tridhjetë mijë punonjës në sektorin publik do të marrin paga më të larta

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është sukses i dialogut që e zhvilluam me sindikatat, theksoi sot në intervistë në televizionin "Sitel" zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

"Me këtë zgjidhje rreth 130 mijë bashkëqytetarë të mi do të marrin paga më të larta dhe kjo nuk do të varet më nga vullneti politik i dikujt. I dhamë fund trazirave politike, shantazheve dhe ndikimit ndaj atyre që duhet t'u shërbejnë të gjithë qytetarëve. Në marrëveshjen e përgjithshme kolektive kemi një metodologji me të cilën për herë të parë në rajon do të indeksohen pagat në sektorin publik sipas rritjes së pagës mesatare", tha Bytyqi.

Ai shtoi se pagat në të gjithë sektorët janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa jo vetëm në sektorin e arsimit, me rritjen e fundit prej 10 për qind në shtator të këtij viti, vetëm për pesë vite do të ketë rritje totale të pagave prej 54 për qind.

Duke iu referuar ndryshimeve në ligjet për përmbarim, për marrëdhëniet e obligacioneve dhe për shoqëritë financiare, Bytyqi theksoi se është një akt drejtësie dhe paanësie ndaj qytetarëve.

“Më në fund kemi një zgjidhje me të cilën kamata nuk duhet të kalojë shumën e borxhit kryesor, kemi reduktuar afatin e kufizimit të borxhit, për të mbrojtur qytetarët dhe së fundi, po vendosim rregull edhe në “kreditë e shpejta” ku kostot e një kredie i kemi kufizuar në maksimum 60 për qind”, tha Bytyqi për televizionin “Sitel”. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR