• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bytyqi: Ngrirja e çmimeve është tregues se me të vërtetë kujdesemi për të gjithë

Bytyqi: Ngrirja e çmimeve është tregues se me të vërtetë kujdesemi  për të gjithë

Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Ngrirja e çmimeve, edhe pse masë jopopullore, por shumë e  rëndësishme për qytetarët e vendit tonë, është tregues shtesë se ne me të vërtetë kujdesemi për të gjithë edhe në periudha të krizës, konsideron zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai në intervistë për "racin.mk" përkujton përse vendoset kjo masë.

"Kufizimi i çmimeve të disa produkteve të caktuara themelore pasoi pasi që ne si Qeveri në mënyrë fisnike u dakorduam me industrinë për prodhim të ushqimit, se ata do të mund të përdorin energji elektrike me çmim i cili është afër atij në tregun rregullator për amvisëritë. Por pasi që pas një periudhe më të gjatë të përdorimit të këtyre përfitimeve, e ndoshta akoma më me rëndësi pas një periudhe më të gjatë të uljes së çmimeve të inputeve të tjera përveç energjisë elektrike në këtë industri, çmimet e shitjes me pakicë të këtyre produkteve mbetën të njejta, përkatësisht në nivel të pikut nga shtatori - tetori i vitit të kaluar, ne si Qeveri ishim të detyruar të ndërmarrim masa tjera me qëllim që ta mbrojmë standardin e bashkëqytetarëve tanë", theksoi Bytyqi.

Sipas tij, habitë fakti që në qytetet më të vogla pati prodhues të cilët e shitën bukën madje edhe nën çmimin  të cilin e caktoi Qeveria, edhe pse ato janë kapacitete shumë më të vogla prodhuese me potencial shumë më të vogël nga ato të cilat e furnizojnë kryeqytetin

Në kushte të krizës, potencoi, Qeveria është e detyruar t'i ndërmarrë të gjitha masat të cilat i ka në dispozicion me qëllim që ta mbrojë standardin e qytetarëve.

Në intervistë ai flet edhe për fuqinë punëtore. Edhe njëherë përsëritë se në tregun tonë të punës mungojnë profile të caktuara, edhe me kualifikime të larta edhe me kualifikime të ulëta, të cilat kërkojnë njohuri dhe shkathtësi specifike. ab/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR