• e premte, 27 dhjetor 2024

Bytyqi: Nga viti 2018 deri në vitin 2022 me 57 milionë kemi mbështetur 630 kompani të cilat kanë investuar mbi 340 milionë euro

Bytyqi: Nga viti 2018 deri në vitin 2022 me 57 milionë kemi mbështetur 630 kompani të cilat kanë investuar mbi 340 milionë euro

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Partneriteti dhe qasja gjithëpërfshirëse në krijimin dhe zbatimin e politikave ekonomike të Qeverisë po jep rezultate. Përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, Qeveria që nga vendosja e tij, gjegjësisht në periudhën 2018-2022, me rreth 57 milionë euro ka mbështetur 630 kompani të cilat kanë investuar mbi 340 milionë euro.  Besimi i subjekteve afariste në institucionet dhe politikat tona ekonomike po rritet nga viti në vit, numri i marrëveshjeve të nënshkruara për mbështetje financiare të kompanive është në vazhdimësi po rritet, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, që nga hyrja në fuqi të Ligjit në vitin 2018, në përfundim me vitin e kaluar janë nënshkruar gjithsej 630 marrëveshje për mbështetje financiare, ndërsa këtë vit kanë mbërritur rekord 427 aplikime për projekte të reja investuese, prej të cilave  janë miratuar apo janë nënshkruar  289 marrëveshje të reja për mbështetje financiare të cikleve të planifikuara të investimeve të kompanive prej 366 milionë euro, të cilat do të krijojnë vende të reja konkurruese. 

 

"Me këtë portofoli i marrëveshjeve për mbështetje financiare të investimeve po rritet në 919 marrëveshje. Kjo flet se Qeveria, përmes politikave dhe masave inkurajuese dhe konzistente dhe masave me sukses po krijon një mjedis afarist të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe stimulues për kompanitë. Nëse në vitin 2018 kemi pasur 73 kompani që kanë bërë investime rreth 29 milionë euro, në vitin 2022 në bazë të këtij ligji kemi investime të rreth 410 kompanive me vlerë rreth 101 milionë euro. Përveçse nuk bën dallime ndërmjet kompanive të huaja dhe vendase, qeveria i mbështet kompanitë në partneritet dhe vazhdimisht në ciklet e tyre të investimit. Në vitin 2018, mbështetja e paguar arriti në 3 milionë e 120 mijë euro, në vitin 2022 u rrit në 23 milionë euro rekord", thekson Bytyqi.

Ai vlerëson edhe se vetëm si rezultat i besimit të komunitetit të biznesit ndaj masave të parashikuara në ligj dhe mënyrës objektive, transparente të zbatimit të tyre, në pesë vitet e fundit në tonë  në ekonominë tonë është realizuar një cikël i përgjithshëm i investimeve prej 340 milionë euro të cilën është paguar gjithsej mbështetja financiare nga 57 milionë euro.

 "Kemi një valë të investimeve në sektorin real të ekonomisë sonë që po rritet, rritet, e cila e zhvillon konkurrencën përmes vendosjes së proceseve të reja të prodhimit, përvetësimit të teknologjive të reja dhe përvetësimit të tregjeve të reja, duke krijuar vendeve të reja të punës dhe të mirëpaguara për qytetarët tanë. Vetëm 294 marrëveshjet e reja  të miratuara për mbështetje financiare të kompanive që aplikuan këtë vit përmbajnë projeksione për hapjen e 4.439 vendeve të reja të punës dhe realizimin e 366 milionë eurove investime shtesë deri në fund të cikleve të planifikuara investuese. Numri rekord i aplikimeve është rezultat i politikave tona dhe rritjes së besimit të kompanive që njohin partner në Qeveri", nënvizoi zëvendëskryeministri.

 Foto: Arkivi i MIA-s/Qeveri

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR