• e enjte, 18 korrik 2024

Bytyqi nga tribuna e LSDM-së "Fuqishëm dhe me vendosmëri" nga Vrapçishti: LSDM e bashkuar dhe së bashku, punon me përkushtim për qytetarët

Bytyqi nga tribuna e LSDM-së
Shkup, 15 nëntor 2022 Nënkryetari Bytyqi sot foli në tribunën organizuar në Vrapçisht, pjesë e karvanit "Fuqishëm dhe me vendosmëri". Nënkryetari në fillim të tribunës foli për krizën nëpër të cilën po kalojmë dhe përballjen me të njejtën. "Periudhë e rëndë është, të gjithë i ndjejmë pasojat nga kriza, por jemi së bashku, LSDM është këtu për ne. Vetëm së bashku mund t'ia dalim dhe do të kemi sukses, të jeni të sigurt për këtë. Dhe kjo derisa hapërojmë bindshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sot dëshiroj të flasim për atë që është para nesh, por edhe të flasim për ne, partinë tonë, si dhe sfidat me të cilat përballemi. Të flasim për atë që është bërë por edhe të dëgjojmë nga ju propozime, vërejtje, mendime. Nënkryetari foli edhe për rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, që është kryesisht e rëndësishme në këtë krizë. Nënkryetari Bytyqi në fund të fjalimit të tij foli edhe për bllokimin dhe sjelljen pa përgjegjësi të opozitës në tërë këtë periudhë. "Prandaj prej nesh varet! Eja të flasim, të merremi vesh, të punojmë. Na pret punë në rrugën drejt hyrjes në Bashkimin Evropian. Prej nesh varet, çfarë do të jetë e ardhmja e shtetit, nëse do të vazhdojë nëpër këtë rrugë të vërtetë. Prej nesh varet nëse do të vazhdojë koncepti i rrogave dhe pensioneve më të mëdha  dhe kthimi i parave tek populli. Vetëm prej nesh, dhe nga askush tjetër. Prandaj të jemi të bashkuar, të zëshëm, të punojmë së bashku, të mbështetemi dhe në zgjedhjet e ardhshme sërish të fitojmë", potencoi në fund Bytyqi. LSDM – Qendra për komunikim me opinionin ___________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjet e saj.

QËNDRONI TË LIDHUR