• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Nëse e kërkon rasti, do të pranoja të isha kryeministër 100 ditë para zgjedhjeve dhe kandidat konsensual për president

Bytyqi: Nëse e kërkon rasti, do të pranoja të isha kryeministër 100 ditë para zgjedhjeve dhe kandidat konsensual për president

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se do të pranonte të ishte kryeministër 100 ditë para zgjedhjeve nëse kjo kërkohet nga ai. Për mundësinë që të kandidohet për president të shtetit, thotë se "nëse flitet për kandidat koncensual pavarësisht origjinës etnike dhe ai është më i miri për këtë, me kënaqësi do të pranonte". 

"E di që ka marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së për 100 ditët e fundit për të qenë kryeministër shqiptar. Nuk jam i mbingarkuar me atë zgjidhje. Jam mësuar që në jetën time të punoj deri në momentin e fundit. Nëse më vijnë rastet që të më kërkojnë t'i shërbej popullit në funksionin e kryeministrit, unë them - po", theksoi Bytyqi në emisionin "Samo Intervju" në televizionin Kanal 5.

Në pyetjen nëse do të pranonte të ishte kandidat koncensual për president të shtetit, Bytyqi me qëndrim se nëse flitet për kandidat koncensual pavarësisht origjinës etnike dhe ai është më i miri për këtë, do të pranonte me kënaqësi, por, siç potencoi, nëse kandidati koncensual është që të jetë vetëm shqiptar, nuk do të pranojë. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR