• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bytyqi në Trevizo: Bashkëpunimi në nivel lokal do të sjellë përfitim për të dyja vendet

Bytyqi në Trevizo: Bashkëpunimi në nivel lokal do të sjellë përfitim për të dyja vendet
Shkup, 9 qershor 2022 (MIA) -  Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili po qëndron për vizitë në Itali, mori pjesë në një forum biznesi në Trevizo, ku tha se bashkëpunimi në nivel vendor sjell përfitime për të dy vendet.
Bytyqi theksoi se vetëqeverisjet lokale duhet të bashkëpunojnë në lidhjen e kompanive dhe të krijojnë mundësi që kompanitë e zhvilluara italiane të sjellin disa nga produktet e tyre në Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar faktit se Maqedonia e Veriut ofron një nga pakot më të favorshme të mbështetjes për investime në Evropën Juglindore, zëvendëskryeministri ndër përfitimet vuri në dukje mbështetjen e investimeve në sektorin përpunues deri në nivelin në 50 për qind të investimeve të përgjithshme, mundësisë për lirimin nga tatimi mbi të ardhurat dhe lirimi nga tatimi i fitimit për një periudhë 10 vjeçare dhe mbështetje për punësime të reja me grante deri në 4.400 euro për një të punësuar. "Kabineti im është vazhdimisht i hapur për bashkëpunim dhe ndihmë në procesin e investimeve. Jam thellë i bindur se përmes iniciativave të tilla në nivel lokal do të thellojmë bashkëpunimin tonë të përgjithshëm", nënvizoi Bytyqi. Zëvendëskryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut është e fokusuar në zhvillimin e balancuar rajonal të tetë rajoneve planore përmes masave nxitëse në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e investimeve ku investimi në rajone apo komuna më pak të zhvilluara nënkupton mbështetje më të madhe financiare për kompanitë, deri në 60 për qind më shumë se në rajonin më të zhvilluar. Në forumin në Trevizo folën edhe ministri në Qeveri përgjegjës për Diasporën, Xhemail Çupi dhe kryetari i Odës Ekonomike Itali-Maqedoni e Veriut "Api Nordest" Munir Shemshi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR