• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Në mars me rritjen e pagës minimale do të ketë edhe rritje lineare të pagave në sektorin publik

Bytyqi: Në mars me rritjen e pagës minimale do të ketë edhe rritje lineare të pagave në sektorin publik

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Për pagën minimale dhe pensionet kemi zgjidhje sistematike të arritur përmes dialogut social, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sonte gjatë pjesëmarrjes në "24 analizë".

“Për këtë nuk do të ketë më shantazhe, nuk do të ketë oferta mes sindikatave dhe punëdhënësve. Kemi definuar së bashku një metodologji, kriteret për rritje janë shpenzimet e jetesës, pra inflacioni dhe rritja e pagës mesatare. Kjo është zgjidhje sistematike e harmonizuar bashkërisht. Është sistematike sepse është miratuar nga të gjitha palët e prekura, pra sindikatat dhe punëdhënësit”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se në muajin mars, përveç që do të ketë rritje të pagës minimale, në sektorin publik do të ketë harmonizim të pagave.

“Në muajin mars në mënyrë lineare do të rritet paga në sektorin publik për aq sa është rritur paga minimale. Me Ligjin për nëpunësit administrativ të gjithë do të përfshihen”, ka thënë Bytyqi duke shtuar se paratë në buxhet tashmë janë siguruar.

QËNDRONI TË LIDHUR