• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Në koalicion me qytetarët nuk do të lejojmë që Maqedonia të jetë sërish shtet i kapur

Bytyqi: Në koalicion me qytetarët nuk do të lejojmë që Maqedonia të jetë sërish shtet i kapur

Shkup, 28 prill 2024 

“Pasi morëm mesazhin nga qytetarët, u mobilizuam, po forcojmë radhët dhe po përhapim fjalën e mirë për Maqedoninë Evropiane. Vijmë në çdo lagje, çdo fshat, qytet dhe komunë. I shtrijmë dorën çdo komuniteti, secilit që dëshiron një Maqedoni Evropiane. Jemi në koalicion me qytetarët. Nuk do të lejojmë që Maqedonia të jetë më shtet i kapur”, tha bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, në takimet e sotme me banorët e komunës Gjorçe Petrov të Shkupit. 

Ai theksoi se retorika e VMRO-DPMNE-së dhe ksenofobia e Gordana Siljanovskës nuk do të sjellin ndryshime pozitive për vendin, sepse nuk ka vend për ata që janë ndryshe nga ata, për ata që besojnë në një Maqedoni Evropiane, ku do të ketë vend dinjitoz për të gjithë. 

“Përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm na obligon që të mos lejojmë të ndodhin ndodhi tjera sikurse më 27 prill apo 24 dhjetor. Nuk duhet të japim një tjetër shans politik për përgjimet masive, fletore me gjyqtarë, për policinë që rrah studentët nëpër biblioteka. Fëmijët tanë nuk meritojnë të mbajnë përgjegjësi për mendimet apo pikëpamjet e tyre të ndryshme. Duke votuar numrin 1 më 8 maj do t’i mbrojmë nga kërcënimet dhe shantazhet”, tha nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, para banorëve të Gjorçe Petrovit. 

 Ai tha se ambiciet politike të VMRO-DPMNE-së për atë se si e sheh Maqedoninë u zbuluan me hyrjen në një qeveri teknike, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kemi të bëjmë me të njëjtën VMRO-DPMNE nga koha e regjimit të Gruevskit, kur bastisnin mediat dhe burgosnin gazetarë. Menjëherë u përpoqën që mediat t'i bëjnë pre e lojërave të tyre politike. Shikoni rastin e gazetarit Furkan Saliu, tentuan t’ia mbyllin gojën me shkop gome. Sot është rasti me të, por do të ketë shumë më tepër gazetarë nëse u jepet mundësia dhe ne mund t’ua mohojmë këtë vetëm duke mobilizuar qytetarët e pavendosur, të zhgënjyer dhe progresivë”, tha Bytyqi. 

LSDM NJZ2

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR