• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi në hapjen e Shtëpisë së Evropës në Manastir: Dera e BE-së është e hapur për ne

Bytyqi në hapjen e Shtëpisë së Evropës në Manastir: Dera e BE-së është e hapur për ne

Manastir, 6 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje konomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, ministren e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, sot në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës 2023, zyrtarisht hapën Shtëpinë e Evropës (Europe House), në një nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike në qytet, e cila është restauruar përmes projektit për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale (PKLR).

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, tha se Shtëpia e Oficerëve në Manastir është zgjedhur për Shtëpi e Evropës për faktin se BE-ja e vlerëson trashëgiminë kulturore.

“Bukuria klasike e Shtëpisë së Oficerëve dhe bukuria moderne e Shtëpisë së Evropës rezultojnë në një arkitekturë, dizajn dhe audiencë harmonike elektrik. Sepse BE-ja thotë në sloganin e saj më të popullarizuar se e bashkon diversiteti. I bashkon gjuhët, kulturat dhe historinë”, tha Gir.

Për zëvendëskryeministrin Bytyqi, kjo është një ditë e lumtur sepse ky objekt i rikonstruktuar impozant, i cili ishte lënë pas dore për shumë vite dhe jepte një imazh të keq, sot përpos që përfaqëson një objekt që e gëzojnë jo vetëm manastirasit, por edhe turistët që vijnë në Manastir, dhe do të jetë edhe dritarja e të rinjve të Manastirit drejt BE-së.

“Shtëpia e Evropës” është porta dhe dritarja e Manastirit drejt BE-së. Në Shtëpinë e Evropës, të rinjtë e Manastirit në vitet e ardhshme do të krijojnë rrjete të rëndësishme për krijimin e partneriteteve me të rinjtë në BE dhe për këtë arsye kjo shtëpi e re e Evropës do të jetë e hapur për të rinjtë, por edhe për artistët dhe qytetarët e tjerë”, tha Bytyqi në mesazhin e tij.

Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi ambasadorin Gir për rikonstruimin e Shtëpisë së Oficerëve me fonde të Bashkimit Evropian.

Rikonstruimi i objektit me rrethinë ka kushtuar 59 milionë denarë (rreth 960.000 euro), prej të cilave 53 milionë denarë janë siguruar nga projekti për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale përmes fondeve të BE-së. fc/

Fotografitë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR