• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bytyqi në emisionin 24 Analiza: Programi i LSDM-së do të ketë efekt për jetë më të mirë për qytetarët

Bytyqi në emisionin 24 Analiza: Programi i LSDM-së do të ketë efekt për jetë më të mirë për qytetarët

Shkup, 30 prill

“Masat nga programi i LSDM-së do të kenë efekt reformues dhe një jetë më të mirë për qytetarët. Për dallim nga oferta në spektrin politik, pavarësisht se cila parti, ne kemi një ofertë të qartë për qytetarët e cila bazohet edhe në shumë absolute edhe në shumë relative në segmente të caktuara. Në të njëjtën kohë, ne e theksojmë qartë edhe mënyrën se si do të bëhet e gjithë kjo, që mendoj se është e nevojshme në ekonomi për të qenë në gjendje të planifikojmë në afat të mesëm dhe të kemi parashikueshmëri”, tha nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në paraqitjen e tij si mysafir në emisionin “24 Analiza”, i cili transmetohet në TV 24.

Duke folur për pjesën ekonomike të programit parazgjedhor të LSDM-së, nënkryetari Bytyqi theksoi se bëhet fjalë për premtime socialdemokrate, të cilat janë të orientuara nga vlera dhe janë të drejta, korrekte dhe solidare.

Lidhur me vendosjen e tatimit prej 0% për të ardhurat personale për ata që marrin paga minimale, Bytyqi theksoi se kjo masë do të jetë një ndihmesë për punëtorët.

“Biznesmenëve do t'u mundësojmë sa më shumë fleksibilitet që t’i përdorin të njëjtat fonde për rritjen e pagave, për të bërë ngritje të një kategorie të caktuar qytetarësh që marrin pagën minimale”, shpjegoi Bytyqi.

Në emisionin në fjalë, ai foli edhe për punët e nisura reformuese që nuk mund të shihen në asnjë program të partive të tjera politike.

“Puna reformuese është një aktivitet i rregullt i çdo qeverie që bën atë për të arritur një rezultat të caktuar në një periudhë të caktuar kohore dhe kjo asnjëherë nuk realizohet në afat të shkurtër, por realizohet në afat të mesëm apo afatgjatë. Kemi nisur një iniciativë për një sistem informacioni të integruar për menaxhimin financiar në shtet, i cili do të sjellë rregull si në Ministrinë e Financave ashtu edhe në Drejtorinë e të Ardhurave Publike”, tha Bytyqi, ndërsa përmendi edhe sistemin informativ për ndihmë shtetërore, i cili do të kontribuojë për efikasitet dhe efektivitet më të madh në dhënien dhe menaxhimin e mekanizmit të ndihmës shtetërore.

Bytyqi theksoi se me reformë nënkuptohet përmirësimi i proceseve të biznesit, në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë më i pranueshëm për të gjithë qytetarët dhe qytetaret.

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR