• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Mickoski mund të bëj pazar me të ardhmen e tij, por edhe me të ardhmen e Maqedonisë

Bytyqi: Mickoski mund të bëj pazar me të ardhmen e tij, por edhe me të ardhmen e Maqedonisë

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Mickoski mund të bëjë pazar me të ardhmen e vet, por jo edhe me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ne këtë nuk do t'ia lejojmë, thekson në publikimin në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe nënkryetar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke reaguar në deklaratat  e liderit të VMRO-DPMNE-së pas takimit me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

"Ai dukshëm e ka njohur dorën e shtrirë socialdemokrate dhe është zënë në befasi përpara vendimeve që duhen marrë për rrugën tonë evropiane dhe për të disatën herë kushtëzon sërish. Më parë, të tjerë nga jashtë na vendosnin kushte. Tani Mickoski në emër të VMRO-DPMNE-së i vendos kushte Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ta mbështesin rrugën evropiane të vendit. A është ky patriotizëm? Jo, është një përpjekje për të ardhur në pushtet dhe më pas për të shpikur kushte të reja dhe bllokada të reja. Prandaj jemi të kujdesshëm, nuk do ta lejojmë që ta shpërdorojë shansin evropian që i ofrohet popullit tonë”, ka shkruar Bytyqi.

Ai në njoftim thekson se Maqedonia e Veriut ka një shans të qartë, të pastër evropian dhe trendet aktuale globale kanë krijuar kushte që zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë realitet i kohëve të fundit. Sipas tij, ato procese janë evidente edhe nga ngjarjet në rajon.

“Kundër të gjitha përpjekjeve të forcave pro-ruse, Bullgaria formoi një qeveri politike dhe pro-evropiane që ushqen vlerat pro-evropiane dhe kjo do të ndihet patjetër në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Në pamundësi për të parë përtej horizontit të interesave partiake dhe personale, Mickoski ende thotë se përveç të gjitha garancive nga BE-ja do të kishte kërkuar edhe një paketë ekonomike për vendin. Nuk e di nëse ai nuk e di apo po bën sikur nuk e di se një Plan i tillë i ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut u shpall nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në GLOBSEC në Bratisllavë.

VMRO-DPMNE le të vendosë vetë, sepse vendimi ynë është i qartë. Nuk ka anulim apo alternativë për takime dhe dialog në institucione, veçanërisht në Kuvend, kur është fjala për mundësinë e fitores për qytetarët e Maqedonisë, për vendin tonë, thotë zëvendëskryeministri Bytyqi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR