• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Me mbi dy miliardë euro mbështetëm qytetarët dhe kompanitë

Bytyqi: Me mbi dy miliardë euro mbështetëm qytetarët dhe kompanitë

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Që nga viti 2020, kur filloi pandemia Covid-19, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpenzuar mbi dy miliardë euro burime financiare për masa kundër krizës të destinuara për qytetarët dhe kompanitë, informoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investime Fatmir Bytyqi, Ai në emisionin Klan Debat , në të cilin ndër të tjera iu referua pakos së fundit të masave kundër krizës të miratuara nga Qeveria javën e kaluar në vlerë prej 662 milionë euro, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

"Kjo është pakoja e 9-të kundër krizës që ka ndërmarrë kjo Qeveri, në fakt që nga viti 2020 kur filloi pandemia e Covid-it, e deri më sot, për këto 4 vite kemi shpenzuar mbi dy miliardë mjete financiare për qytetarët dhe bizneset, ndërsa kemi thënë se do ndahen 662 milionë euro për grupe të veçanta, këtu përfshihen nxënës dhe studentë, ka edhe një grup qytetarësh nga kategoritë e rrezikuara dhe personat me aftësi të kufizuara. Por sigurisht këtu së bashku me pensionistët hyn edhe sektori privat, ku 155 milionë euro janë të destinuara për mbështetjen e qytetarëve, pensionistëve dhe bujqve dhe 492 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat. Ne kemi siguruar një paketë mjaft të madhe financimi për sektorin privat", tha Bytyqi. 

Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe një risie të prezantuar nga Qeveria, konkretisht masës financiare që do të rezultojë në rritje të pagave në sektorin privat. 

“Me pagën e janarit po e prezantojmë një risi, do t’i mundësojmë sektorit privat që t’i rrisë pagat nga minimumi tre mijë në 10 mijë denarë, për të cilat nuk do të ketë kontribute dhe kjo paraqet përpjekjen tonë në luftën kundër ekonomisë joformale, por edhe rritjen e pagave në sektorin privat. Kjo masë është mirëpritur edhe nga Odat Ekonomike”, deklaroi Bytyqi. 

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se nga qasja e re e Qeverisë do të përfitojnë edhe blegtorët. 

"Dyzet mijë blegtorë do të mbështeten me qasjen e re të subvencionimit të blegtorisë, që do të thotë se blegtori për herë të parë do të marrë paraprakisht 30 për qind  të subvencionit që i takon”, tha Bytyqi. 

Në emisionin Klan Debat, zëvendëskryeministri Bytyqi ka trajtuar edhe masat për mbështetjen e studentëve, për të cilat Qeveria do të ndajë 17 milionë euro, ndërsa për pensionistët janë planifikuar 36 milionë euro. 

“Tek pjesa e pensionistëve, rreth 185 mijë pensionistë do të përfitojnë nga masat e ndryshme ekonomike që kemi miratuar dhe këta janë kryesisht pensionistë që i përkasin kategorive të rrezikuara. Masat për pensionistët vlejnë nga dhjetori, gjegjësisht 92.000 pensionistë që marrin pension deri në 14.000 denarë do të marrin 3.000 denarë për pesë muaj, 42.000 pensionistë që marrin pension nga 14.001 deri në 16.000 denarë do të marrin 2.000 denarë, ndërsa 52.000 pensionistët që marrin pension mbi 16.001 dhe 19.000 denarë do të marrin nga 1.500 denarë", deklaroi Bytyqi. 

 Me këtë do t’u mundësojmë secilit që merr pension t’i afrohet pensionit mesatar, pensioni mesatar në muajin e fundit ka qenë diku rreth 21.000 denarë

Foto: Qeveria 

 

QËNDRONI TË LIDHUR