• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bytyqi: Ligji për taksën e solidaritetit është në fuqi derisa Gjykata Kushtetuese të miratojë çfarëdo vendimi 

Bytyqi: Ligji për taksën e solidaritetit është në fuqi derisa Gjykata Kushtetuese të miratojë çfarëdo vendimi 

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim, Ligji për taksën e solidaritetit është në fuqi dhe kompanitë e përfshira në të duhet ta paguajnë atë, tha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe shtoi se Qeveria do ta respektojë vendimin e Gjykatës çfarëdo të jetë.

"Derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë si do të vendoste, ndërsa ne nuk paragjykojmë se si do të vendoste, zgjidhja ligjore është në fuqi dhe kompanitë që janë të mbuluara duhet të paguajnë taksën në atë bazë, tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së sotme në kompaninë Mako Market në Shkup së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se nuk duhet të flitet se çfarë skenarë mund të ndodhin derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin.

"Të mos paragjykojmë, kur të merret vendimi, atëherë do të flasim për skenarët e mundshëm. Duhet të them të vërtetën apo të gënjej? E vërteta është se gjyqësori është i pavarur dhe çdo vendim i gjykatës është përfundimtar. Në një vend me demokraci respektimi i ligjeve dhe respektimi i gjyqësorit të pavarur është imperativ për sundimin e të drejtës, në mënyrë që çdo vendim që mund të vijë nga Gjykata Kushtetuese të zbatohet siç duhet", theksoi Bytyqi.

Oda ekonomike dje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për taksën e solidaritetit, me propozim për marrjen e vendimit për ndalimin e kryerjes së akteve dhe veprimeve individuale të miratuara në bazë të Ligjit të kontestuar deri në marrjen e vendimit përfundimtar. ls/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR