• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bytyqi: Infrastruktura më e mirë është parakusht për zhvillim ekonomik, me marrëveshjen me Behtel dhe Enka do të dëshmojmë se mund të ndërtohet në mënyrë e cila nuk është parë deri më tani

Bytyqi: Infrastruktura më e mirë është parakusht për zhvillim ekonomik, me marrëveshjen me Behtel dhe Enka do të dëshmojmë se mund të ndërtohet në mënyrë e cila nuk është parë deri më tani

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Mbështetja e kompanive për investime do të vazhdojë dhe për këtë nuk janë ulur mjetet e Buxhetit, por investimet publike dhe investimet në projekte kapitale infrastrukturore janë të nevojshme për rritjen e ekonomisë dhe duhet të vazhdohen dhe kjo do të bëhet, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Investimet publike, potencoi ai, janë një nga faktorët kyç për rritjen e ekonomisë, ndërsa infrastruktura më e mirë është parakusht për zhvillim ekonomik.

"Me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 d me 'Behtel dhe Enka', ajo që do të bëjmë është ndërtimi i infrastrukturës më të mirë. Më në fund do të mund të dëshmojmë se në Maqedoni është e mundur të ndërtohet në mënyrë që nuk është parë më parë. Në 30 vitet e fundit, mesatarisht në një vit janë ndërtuar pesë kilometra autostradë. I tillë ishte kapaciteti i vendit tonë. Tani do të dëshmojmë dhe garantojmë se do të ndërtohen më shumë se 23 kilometra autostradë në vit në mënyrë që qytetarët tanë dhe ekonomia të kenë kushte më të mira dhe lidhje më të mirë", tha Bytaqi në përgjigjen e një pyetje të gazetarëve gjatë pushimit në konferencën “Përmes digjitalizimit drejt gjeneratës së re të bashkëpunimit rajonal” që sot mbahet në Shkup. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR