• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Inflacioni shënon një trend në rënie, çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të ulen

Bytyqi: Inflacioni shënon një trend në rënie, çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të ulen

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Inflacioni shënon rënie, trend i cili filloi në tetor dhe ky është një lajm i mirë që e shohim të gjithë, ndërsa në periudhën e ardhshme presim edhe ulje të çmimeve të qumështit dhe produkteve të qumështit, deklaroi sonte zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

"Lëvizjet ekonomike tregojnë se ka aktivitete me të cilat bie inflacioni dhe që është një informacion i mirë për të gjithë. Në këtë periudhë edhe krahas të gjitha masave të caktuara për ndihmë edhe të ekonomisë edhe të qytetarëve, fatkeqësisht tendenca për rritje të çmimeve vazhdoi dhe thamë se duhet të marrë fund.  Interesi i qytetarit duhet të jetë inë vend të parë. Për këtë arsye morëm vendim për ngrirjen e çmimit të produktit bazë ushqimor – bukës”, tha Bytyqi në emisionin  “10 Minuta” në TV21.

 Ai shtoi se në seancën e djeshme të qeverisë është marrë edhe një vendim tjetër që  në mënyrë shtesë do të ndihmojë  në këtë drejtim.

 

 Zëvendëskryeministri pret ulje edhe të çmimeve të qumështit dhe produkteve të qumështit, pasi siç tha ai, çmimet e disa prej produkteve janë rritur artificialisht.

 Lidhur me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Bytyci theksoi se ajo ngjarje do të mbetet e shënuar në historinë më të re të vendit, sepse bëhet fjalë për projekte që do t'i ndryshojnë dukshëm sjelljet dhe shprehitë e ndërtimit të investimeve kapitale, veçanërisht ato infrastrukturore.

 

“Nuk jam vetëm optimist, por jam i bindur se ajo që u nënshkrua sot do të dorëzohet në periudhën e caktuar dhe tashmë në fillim të vitit 2028 do të ngasim në të gjitha seksionet që u tha. Është i gjithë Korridori 8 sipas zgjidhjes së autostradës, Korridori 10D sa për rikujtim Prilep-Manastir sipas zgjidhjes moderne të autostradës dhe kjo do të thotë se Shkupi do të jetë i lidhur përgjatë gjithë pjesës perëndimore me një zgjidhje moderne të autostradës që do të sjellë zhvillim më të madh ekonomik”, tha Bytyqi.

Ai theksoi  se për dallim nga zgjidhjet autostradë që pushtetarët e mëparshëm t i zgjodhën si model zbatimi, zgjidhja e autostradës që mbulohet sot, i gjithë Korridori 8 në Maqedoninë Perëndimore dhe Korridori 10d kanë rregulla krejtësisht të reja. 

“Është hera e parë që ndërtohet një zgjidhje e tillë e autostradës, ku keni edhe projektim edhe realizimin, me të gjitha institucionet që duhet të veprojnë ligjërisht, do të veprojnë në periudhat e caktuara kohore. Të gjitha mangësitë në projektet që mund të përballeshin më parë, tani janë përgjegjësi e kontraktorit dhe kjo është një uverturë e një qasjeje të re për ndërtimin e autostradave, si një model i dëshmuar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë në botë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

 Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet,  mes tjerash sqaroi se epitetin historik, kjo marrëveshje e mori për shkak të madhësisë së saj financiare, më saktë 10 për qind të PBB-së. ar/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR