• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bytyqi i kënaqur nga rezultatet nga indeksi i "Reporterëve pa kufij" për lirinë e mediumeve në botë

Bytyqi i kënaqur nga rezultatet nga indeksi i

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Obligim i ynë është t'i sigurojmë të gjitha kushtet që Maqedonia e Veriut t'iu bashkangjitet vendeve të kreut sipas lirisë së mediumeve dhe shprehjes, porositi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, duke shprehur kënaqësi që Maqedonia e veriut shënon përmirësim të indeksit në "Reporterët pa kufij" për lirinë e mediumeve në botë.

Ministri bytyqi përmes profilit të tij në Fejsbuk vlerësoi se liria e mediumeve është shtyllë e rëndësishme në shtetet funksionale demokratike.

"Për t'u përshëndetur është progresi me hapa të mëdhenj kur nga vendi i 92-të në viti9n 2020, kërxem 35 pozita dhe në vitin 2022 u gjetëm në vendin e 57-të në këtë listë. Akoma më i rëndësishëm është kërcimi i ri drejt kreut për 19 vende për këtë vit, me çka vendi ynë u vendos në vendin e 38-të në raportin e fundit të kësaj organizate për lirinë e mediumeve në botë. Ky progres evident në një nga shtyllat e demokracive funksionale - lirinë e mediumeve, është dëshmi definitive se tashmë është larg e kaluara kur shteti ishte në fund të këtyre listave", porositi Bytyqi.

Shtoi se nevojitet krijimi i një sistemi në të cilin gazetarët do të kenë liri akoma më të madhe që në mënyrë aktiove dhe kritike ta kryejnë funksionin e tyre.

"Kjo Qeveri mbetet në përcaktimin e saj të fuqishëm për zero tolerancë për çdo tentim të rrezikimit të lirisë së fjalës dhe shprehjes", shkroi zëvendëskryeministri. ab/

Foto: MIA Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR