• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bytyqi: Hekurudhën do ta bëjmë evropiane dhe moderne, punëtorët në hekurudha të mos kenë frikë për vendet e tyre të punës

Bytyqi: Hekurudhën do ta bëjmë evropiane dhe moderne, punëtorët në hekurudha të mos kenë frikë për vendet e tyre të punës

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Së bashku do ta transformojmë Hekurudhën dhe do ta bëjmë evropiane dhe moderne. Me liberalizimin hapëm një kapitull të ri në hekurudhë dhe krijuam mundësi të reja, por nuk keni pse të shqetësoheni për vendet tuaja të punës, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në ceremoninë e mbajtur sot me rastin e 151 vjetorit të themelimit të Hekurudhave të Maqedonisë.

Bytyqi tha se liberalizimi do të thotë edhe më shumë para për modernizimin e hekurudhave, për zgjerimin e rrjetit hekurudhor, gjegjësisht rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të komunikacionit hekurudhor në vend.

“Ne nuk duhet ta shikojmë liberalizimin me frikë, por ta pranojmë si mundësi për ta shfrytëzuar vendndodhjen tonë strategjike”, tha Bytyqi.

Ai përmendi afërsinë dhe lidhjen me portin e Pireut, si një nga qendrat më të mëdha të transportit në Evropën Juglindore dhe një pikë hyrje transporti për të gjithë Evropën.

Sipas drejtorit të NP për infrastrukturën hekurudhore Zoran Trifunovski, hekurudha mbetet shtytësi kryesor për transport dhe zhvillim, prandaj fokusi është në investime, për ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8, ku janë duke u ndërtuar dy seksionet e para, ndërsa për të tretën, siç tha, së shpejti do të zgjidhet një kontraktor.

Lidhjen me Bullgarinë e planifikojmë me anëtarësim në BE deri në vitin 2030, theksoi Trifunovski, duke theksuar se është duke u përgatitur dokumentacioni për ndërtimin e pjesës perëndimore hekurudhore të Korridorit 8 si dhe dokumentacionin e projektit për remontin e Korridorit 10.

Si projekt kyç  në ceremoninë u theksuar edhe projekti për lidhjen tonë me hekurudhën rajonale të shpejtësisë së lartë.

Liberalizimi në Hekurudhë ka filluar zyrtarisht dhe ligjërisht në fillim të vitit, në qarkullimin e mallrave.

Ceremonia në stacionin hekurudhor filloi me një projeksion të zhvillimit të stacionit hekurudhor, pas së cilës u shfaq një shfaqje teatrore dhe një program muzikor me performancën e studentëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Muzeun e Hekurudhave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR