• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: “Fronti Evropian” është i hapur jo vetëm për partitë politike, por edhe për të gjithë qytetarët që duan të jenë pjesë e BE-së

Bytyqi: “Fronti Evropian” është i hapur jo vetëm për partitë politike, por edhe për të gjithë qytetarët që duan të jenë pjesë e BE-së

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha sot se “Fronti Evropian” është i hapur jo vetëm për partitë politike, por edhe për të gjithë qytetarët që zgjedhin rrugën drejt Bashkimit Evropian.

"Fronti evropian do të vlejë dhe do të mbijetojë deri në ditën e integrimit të plotë evropian të vendit tonë. Dhe jo vetëm për parti të caktuara politike, por është i hapur edhe për të gjithë qytetarët që zgjedhin rrugën drejt Bashkimit Evropian", ka thënë Bytyqi pas panel diskutimit “Përfitimet ekonomike nga integrimi në BE për kompanitë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut” në kuadër të fushatës “E ardhmja evropiane më afër se kurrë".

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR