• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bytyqi: Formim i një komisioni të përzier për ndërkulturalizmin me Malin e Zi për promovimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Bytyqi: Formim i një komisioni të përzier për ndërkulturalizmin me Malin e Zi për promovimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe Koordinatori Nacional për ndërkulturalizmin, Robert Alagjozovski sot në takim me ud drejtoreshë e përgjithshme e Drejtorisë për ndërkulturalizmin pranë Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Ludmila Mila Popoviq, diskutoi për krijimin e një komisioni të përbashkët qeveritar për ndërkulturalizëm dhe kohezion social me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike midis dy vendeve, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Siç informojnë, u diskutua për rëndësinë e vlerave dhe parimeve të ndërkulturalizmit dhe nevojën e përhapjes së tyre ndërmjet dhe brenda vendeve të Ballkanit, ku bashkërisht u vlerësua se mund të japin një kontribut pozitiv në forcimin e sigurisë, bashkëpunimit dhe kohezionit social.

"Zëvendëskryeministri Bytyqi i theksoi përvojat pozitive të RMV-së, si shtet që ka miratuar dhe zbatuar i pari strategjinë kombëtare për periudhën 2020-2022, ndërsa në shkurt të vitit 2024 ka miratuar një të re, me cikël të dytë trevjeçar, një strategji për ndërkulturalizmin dhe kohezionin social që promovon një koncept tonë origjinal për një shoqëri për të gjithë bazuar në parimet e dialogut ndërkulturor. Bytyqi vlerësoi se themelimi i komisionit të përzier për ndërkulturalizëm do të ishte kyç për shkëmbimin e përvojave dhe do të kontribuonte dukshëm në cilësinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve dhe do të promovonte idenë e unitetit në diversitet dhe avancimin e të drejtave të njeriut, forcimi i kohezionit social përmes të cilit mund të kapërcehen sfida specifike, por edhe globale, theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR