• e enjte, 18 korrik 2024

Bytyqi: Do të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e krimeve financiare 

Bytyqi: Do të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e krimeve financiare 

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Krimi financiar nuk vjetrohet dhe të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë në ekzekutimin e tij do të ndiqen penalisht, tha sot zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi.

"Kjo qeveri është e paprekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Që nga viti 2020 kemi pasur një zëvendëskryeministër me përgjegjësi për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tani kemi një zëvendëskryeministër për qeverisjen e mirë. Është një mënyrë e organizuar e hyrjes në Drejtorinë doganore, në Drejtorinë e të ardhurave publike dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut për t'u përballur përfundimisht me fenomenin që doli në dritë kur morëm vendim për ngrirjen e çmimit të disa llojeve të pemëve dhe perimeve, tha Bytyqi përgjigje ndaj një pyetjeje pas prezantimit të sotëm të asistentit të parë digjital në sektorin publik ADA.

Nëse shihet se ky fenomen është i pranishëm jo vetëm në tregun me shumicë "Kvantashki", por kudo në vend për një periudhë të gjatë kohore, shtoi ai, institucionet mund të kthehen mbrapa me kontrolle aq sa është e nevojshme.

"Nuk mund të dimë gjithçka që është në segmentin e inspektimit, sepse do ta kompromentonim procesin. Kur të mbarojnë hetimet dhe inspektimet, besoj se do të kemi një raport që do të tregojë publikisht se kush ka shkelur një të drejtë të caktuar që kanë pasur dhe detyrimin për të paguar tatimin. Pas kësaj do të ndërmerren veprimet e duhura qoftë me përgjegjësi monetare apo penale, theksoi Bytyqi. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR