• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi dhe kandidatët nga Njësia Zgjedhore 2: Jemi në koalicion me qytetarët për Maqedoninë Evropiane

Bytyqi dhe kandidatët nga Njësia Zgjedhore 2: Jemi në koalicion me qytetarët për Maqedoninë Evropiane

Shkup, 2 maj 2024

“E dëgjuam dhe e pranuam mesazhin që na e dërguat më 24 prill. Ju kishit të drejtën dhe lirinë për ta dërguar tek ne në një atmosferë korrekte dhe demokratike, të cilën për shtatë vjet e ndërtuam me kujdes”, thotë në video adresim Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane.

Në video mesazhin e Bytyqit dhe disa prej kandidatëve dhe kandidateve për deputetë të Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane në Njësinë Zgjedhore Nr. 2 (Marko Mihailovski, Biljana Muiq), thuhet se kemi një proces zgjedhor që i ka hije një shteti evropian dhe demokratik.

“Në qendrat e votimit nuk ju detyruam të tundni kokën, kur ideali i VMRO DPMNE-së ishte i tipit “shkoni votoni e heshtni” – patët mundësi të votoni pa frikë dhe pa shantazh. Të lirshëm!”, thuhet në video.

“Demokracia nuk përparon në heshtje dhe marrëveshje, me shantazhe dhe kërcënime, kërkon dialog, me ju qytetarët. Prandaj ne ju dëgjojmë, pranojmë kritikat, korrigjojmë veten. Ne jemi një parti që punon dhe gabon, por edhe korrigjon veten dhe për këtë kemi një plan dhe program të qartë. Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm, ne jemi në koalicion me ju për të mbrojtur vlerat tona evropiane dhe nuk do të heqim dorë nga lufta për një Maqedoni të përparuar dhe progresive”, thotë Bytyqi në një video adresim së bashku me disa nga kandidatët dhe kandidatet për deputetë nga Koalicionit për të Ardhmen Evropiane në Njësinë Zgjedhore Nr. 2.

Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashk-bartës i listës së kandidatëve për deputetë të Koalicionit për ardhmëri evropiane në Njësinë zgjedhore 2

_____________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR