• e diel, 24 nëntor 2024

Bytyqi dhe Bekteshi në takimet në BERZH: Mbështetje për realizimin e projekteve energjetike për transformimin e përshpejtuar të energjisë

Bytyqi dhe Bekteshi në takimet në BERZH: Mbështetje për realizimin e projekteve energjetike për transformimin e përshpejtuar të energjisë

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA)- Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u takuan sot në Londër me drejtoreshën e përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për infrastrukturë të qëndrueshme, Nandita Parshad.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i NOMA Gaz, Bajram Rexhepi, fokusi kryesor ishte në aktivitetet dhe projektet që po realizohen në vendin tonë me mbështetjen e BERZH-it, si dhe planet dhe projektet e ardhshme që mund të mbështetet përmes projekteve të ndryshme investuese në Maqedoninë e Veriut në drejtim të zbatimit të "agjendës së gjelbër"

Në takim u përshëndet bashkëpunimi i suksesshëm që vendi ynë ka me BERZH-in, si një bankë që është një nga mbështetësit më të mëdhenj të projekteve infrastrukturore në vend.

Në atë drejtim u shpreh vendosmëria e të dyja palëve që realizimi i projekteve të vazhdojë të bëhet pa ndërprerje, pavarësisht nga krizat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë, sidomos kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe vend, në fushën e energjisë, transportit, mjedisit jetësor.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Bekteshi falënderuan për bashkëpunimin e suksesshëm me BERZH-in, pasi së bashku me drejtorin Rexhepi dhe përfaqësuesit nga BERZH u diskutuan mundësitë për avancim edhe në fushën e mbështetjes dhe ekspertizës së nevojshme teknike.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon në mënyrë aktive në realizimin e projekteve infrastrukturore në drejtim të rritjes së përshpejtuar të ekonomisë vendase dhe përmirësimit të gjendjes financiare të qytetarëve.

Ministri Bekteshi tha se rritja e pavarësisë energjetike të vendit është me rëndësi kyçe për Maqedoninë e Veriut, si dhe tranzicioni i përshpejtuar energjetik, për çka falënderoi mbështetjen e vendit në këtë drejtim, para së gjithash në mbështetje të ndërtimit të interkonektorit të gazit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Bekteshi e njoftuan drejtoreshën Parshad për planet e ardhshme për zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend, veçanërisht për projektet që janë të rëndësishme për lidhjen energjetike rajonale, për të cilat përfitimin më të madh do ta kenë amvisëritë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR