• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Deri në fund të vitit Propozim-ligji për pagat e funksionarëve, për uljen prej 78 për qind nevojitet konsensus

Bytyqi: Deri në fund të vitit Propozim-ligji për pagat e funksionarëve, për uljen prej 78 për qind nevojitet konsensus

 Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA)  -  Javën e ardhshme ose më së voni deri në fund të vitit do të jetë gati zgjidhja ligjore me të cilën Qeveria propozon  të mos ketë rritje të pagave të funksionarëve në mars dhe do t'i dorëzohet Kuvendit, informoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

 "Zgjidhjen ligjore, me siguri, nëse jo javën e ardshme, deri në fund të vitit do t'ia japim Qeverisë. Do të mbetet në Kuvend që të ketë 61 deputetë, të cilët do të guxojnë ta kalojnë zgjidhjen ligjore. Zgjidhje tjetër nuk ka mundësi. Thashë se qëndroj në mënyrë rigoroze se nuk duhet të ketë rritje të re të pagave të funksionarëve nga marsi sipas metodologjisë dhe kjo është më e pakta që mund të bëhet. Dhe konsideroj se nuk duhet të bëhet fjalë për bisedë me asnjë faktor tjetër", tha Bytyqi.

Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për rikonstruimin dhe përshtatjen e hapësirës së ndarë për Orkestrën  Xhaz të Maqedonisë së Veriut, për uljen e pagave të funksionarëve për 78 për qind, përsëriti se nevojitet konsensus i përgjithshëm i të gjithëve.

"Në mesin e 1.260 fiunksionarëve ka gjykatës, prokurorë, kryetarë të komunave, 120 deputetë, 20 ministra, drejtorë..., të gjithë duhet të bien dakord se duan që çagat e tyre të ulen, ndërsa  dhe e shihni që në thelb në shoqërinë tonë është e vështirë të arrihet në konsensus për çështje edhe më të rëndësishme, e aq mmë pak t'u merrni diçka nga buxheti", tha Bytyqi.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR