• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Deri në fund të muajit duhet të ketë zgjidhje për rrogat e funksionarëve

Bytyqi: Deri në fund të muajit duhet të ketë zgjidhje për rrogat e funksionarëve

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Deri në fund të muajit duhettë ketë ndonjë zgjidhje për rrogat e personave të zgjehdur sepse nevojiten ndryshime ligjore të cilat duhet të kalojnë në Kuvend, porositi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Siç theksoi, grupi i punës nuk ka parashtruar propozim për uëje të rrogave të funksionarëve sepse ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës këto ditë nuk ka qenë në shtet.

"Mendoj se këtë javë do të tkaohemi që përfundimisht të japim propozim. mendoj se do të duhet të ketë një zgjidhje të caktuar deri në fund të nëntorit sepse gjithsesi do të imponojë ndryshime ligjore të cialt do të duhet të kalojnë në Kuvend. Paratë që do të mbetnin, do t'ua kthejmë pensionistëve, studentëve, të gjithë të cilëve u nevojiten më shumë nga ndoshta disa funksioanrëve", tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes pas hapjes së objektit "Kokiçe" në përbërje të kopshtit "Veseli Cvetovi" në komunën Kisella Vodë ku mori pjesë së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeska.

Për protestat e paralajmëruara të disa të punësuarve në sektorin publik ku kërkojnë rritje të rrogave, tha se po bëjnë gjithçka që nevojitet dhe se nuk kanë problem t'i rrisin rrogat nëse merret shërbim adekuat dhe nëse kjo nuk shkon në dëm të të tjerëve.

"Nuk ka problem - gjithçka do të zgjidhim, vetëm të mos jetë në dëm të të tjerëve. Me atë rast, duhettë mos harrojmë se nëse e rrisim fondin për rroga në shëndetësi, në prokurori, në gjykata do të duhet të shkurtojmë nga pensionet, do të duhet të shkurtojmë nga shujtat e studentëve, do të duhet të shkurtojmë nga librat për nxënësit. Është e thjeshtë, zgjidhja është ajo", tha Bytyqi.

Ne, shtoi, po bëjmë maksimumin që nevojitet.

"Ndryshimet nuk ndodhin brenda ditës, as brenda natës. Kërkojnë kohë të caktuar. Duhet disa ndryshime të caktuara t'i bëjmë në mënyrë që të mos shkaktojnë dëm në ndonjë vend tjetër. Unë dhe ministrja e Punës dhe PolitikësSociale jemi të përfshirë pothuajse në të gjitha negociatat me të gjitha palët dhe nuk kemi kurfarë problemi t'i rrisim rrogat edhe në shëndetësi, nëse, me atë rast, kemi shërbime shëndetësore adekuate për gjyshet tona, gjyshëqrit, prindërit, për ne vetë. Ne nuk e kemi problem t'i rrisim rrogat edhe në gjyqësi edhe në prokurori, nëse me atë rast qytetarët nuk presin nga gjashtë vite për lëndët e tyre në mënyrë që të vendoset për fatin e tyre", tha Bytyqi.

Ministrja Trençevska theksoi se në pajtim me metodologjinë e re në marrëveshjen e përgjithshme kolektive në shtator të vitit të ardhshëm do të ketë rritje të re të rrogave të të punësuarve në sektorin publik në pajtim me dispozitën nga marrëveshja e prëgjithshme kolektive.

E pyetur nëse me rritjen e rrogës minimale në mars të vitit 2024 menjëherë do të rriten edhe rrogat në sektorin publik tha se nuk dihet nëse ajo do të jetë në mars apo në shtator.

"Do të shohim nëse harmonizimi do të jetë në mars sepse nënshkrimi i marrëveshjes së përgjithshme kolektive ishte vendosja e metodoligjisë së re. Dhjetë për qind në shtator që i morën të gjithë të punësuarit në sektorin publik në shtator të vitit 2024 edhe një harmonizim të rrogave dhe në mars 2025 të fillojmë me përllogaritjen e re të rrogave përkatësisht koeficientit të shumëzuar me rrogën mesatare", theksoi Trençevska. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR