• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Deputetët do të vendosin për projektin investues të “Mitilineos”

Bytyqi: Deputetët do të vendosin për projektin investues të “Mitilineos”

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se deputetët do të vendosin për realizimin e mundshëm të projektit investues strategjik “Mitilineos”, impianti i bashkëgjenerimit Shkup, nëse ka nevojë diçka të ndryshohet përmes amendamenteve pasi të caktohet komisioni parlamentar për katër ligjet ndër të cilët është edhe ligji për këtë projekt.

"Jo, nuk mund të gjendet në seancë qeveritare. Ajo është në procedurë parlamentare. Ka kaluar nevoja për miratimin e katër ligjeve me procedurë të shkurtuar, pritet të caktohet Komisioni në të cilin do të  debatohen të gjitha katër ligjet dhe fati është në duart e deputetëve.Të gjithë deputetët kanë mundësi që në momentin kur është caktuar Komisioni të dorëzojnë amendamente nëse diçka duhet të ndryshohet dhe nëse ligji kalon. Ne në mënyrëm më transparente dhe llogaridhënëse e bëmë atë  të gjitha tekstualisht kushtet nga marrëveshja janë të njohura, i ka i gjithë publiku, i kanë të gjithë deputetët, ne jemi në dispozicion si të besuar dhe unë personalisht si i besuar së bashku me të tjerët në shërbim për të shpjeguar, për të sqaruar diçka që nuk është është mjaft e qartë. Nuk po bindim askënd sepse marrëveshja është në tryezë. Në fund janë vetë deputetët që duhet të vendosin se cili do të jetë fati i çdo investimi", tha Bytyqi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së sotme në shkollën e re “Vizbeg”.

Bytyqi dje në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se në seancën e Qeverisë do të shihen argumentet për këtë projekt.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë nëse konsideron se duhet të vazhdojnë procedurat parlamentare në lidhje me Projektligjin, duke pasur parasysh reagimet në opinion, Bytyqi tha se “nëse reagimi i një artisti të nënshkruar dhe ish-diplomatit është reagim i grupit të ekspertëve, atëherë në këtë mënyrë çdo çështje e vetme në shoqërinë tonë duhet të diskutohet".

Ai thotë se argumentet do të vendosen në tryezë  dhe propozimi i ministrit të Ekonomisë do do të diskutohet,  pasi siç tha, në këtë mënyrë merren vendimet e Qeverisë.

Lidhur me kërkesën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për sqarim shtesë për ndihmën shtetërore, Bytyqi tha se Komisioni ka dy vërejtje.

"Njëra është në lidhje me nenin 11 të marrëveshjes dhe ai konsideroj se do të ndryshohet në përputhje me rrethanat, sepse nuk ndahet  ndihmë shtetërore. Ndihma shtetërore ndahet  me marrëveshje për ndihmën shtetërore për të cilën ekziston një procedurë e duhur dhe ajo marrëveshje nuk është asnjëherë në një dispozitë ligjore, e cila thotë se një marrëveshje për ndihmë shtetërore duhet të shkojë në Kuvend. Në momentin kur marrëveshja e ndihmës shtetërore do të jetë aktuale,  do të hyjë në procedurë përkatëse në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës për të dhënë mendim dhe zgjidhje. Nëse Komisioni nuk jep një mendim apo zgjidhje në lidhje me ndihmën shtetërore, ai do të korrigjohet në mënyrë përkatëse. Asgjë nuk është jashtë ligjit", deklaroi Bytyqi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR