• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bytyqi: Rikonstruimi i objektit në "Postën e Maqedonisë" me fonde evropiane

Bytyqi: Rikonstruimi i objektit në

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi deklaroi sot se rikonstruimi i objektit në "Postën e Maqedonisë" do të jetë me fonde evropiane, ndërsa pritet në kohë të duhur të ketë propozim në Qeveri.

Në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së zgjerimit të objektit "Kokiçe" në përbërje të çerdhes "Veseli Cvetovi" në Komunën e Kisella Vodës, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, në lidhje me apelet e ambasadorit evropian Dejvid Gir të mos lejohet shembja e objektit, Bytyqi tha se veçmë ka formuar një grup pune.

"Ambasadori evropian në thelb kërkon të jemi pak më të shpejtë. Ndryshe, punohet, ka grup pune mes Ministrisë së Kulturës dhe "Postës së Maqedonisë" që të shihet mënyra, si është e mundur nga një institucion tjetër të investohet në një pjesë të objektit të "Postës së Maqedonisë". Mendoj se janë në fazën përfundimtare të eliminimit të mangësive ligjore, të cilat deri më tani nuk kanë lejuar ndërhyrje dhe në kohën e duhur do të vijnë me propozim në Qeveri dhe tashmë të fillojë të realizohet investimi. Përndryshe, do të jetë përmes fondeve evropiane, të cilat thjesht duan të na ndihmojnë, ajo që është trashëgimi kulturore, ta ruajmë, theksoi Bytyqi. rq/

Foto dhe pamjet: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR