• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyçi do të ngrit parashtresë të re deri te Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca nëse konstatohet se ka shoqërim karteli në mesin e tregtarëve

Bytyçi do të ngrit  parashtresë të re deri te Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca nëse konstatohet se ka shoqërim karteli në mesin e tregtarëve

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot njoftoi se do të paraqes parashtrsë të re deri te Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca nëse konstatohet se ka shoqërime karteli në mesin e tregtarëve pas heqjes së masës për çmime të garantuara të produkteve ushqimore.

Bytyçi u ka bërë thirrje mediave të shtunën që së bashku të vizitojnë gjashtë markete të ndryshme, me qëllim që të shohin nëse ka rritje të çmimeve tek produktet ushqimore.

"Ju bëj thirrje të shtunën të më shoqëroni, të shkojmë në gjashtë markete të ndryshme me brende të ndryshme, që t'i shohim çmimet të një deri dy produkte dhe nëse ka me të vërtetë rritje, të hënën do të shkojmë në Komisionin për mbrojtje nga konkurrenca për të ngritur parashtresë", tha Bytyçi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me XHETRO-n.

Nga raportet e Inspektoratit tregtar, siç tha, deri tani nuk ka indikacione se ka rritje të dakorduar të çmimeve.

"Dua të shoh nëse ka indikacione për rritje të dakorduar të çmimeve. Nëse ka rritje vetëm në një market të caktuar, kjo mund të jetë për iks arsye, respektivihst mund të jetë vendi i furnizuesve ose nga e marrin, të kenë çmime më të larta, por nëse kjo ju ndodh të gjithëve në të njejtën kohë për të njejtin produkt, atëherë mund të ketë indikacione për një rritje të dakorduar të çmimit. Të dhëna të tilla deri tani nga raportet që lexojmë nga ISHK, nuk kemi", theksoi Bytyçi.

Nga 1 marsi është hequr masa për çmime të garantuara për disa produkte ushqimore, si buka, qumështi, kosi, makaronat, disa produkte të mishit, si dhe për pijet joalkoolike dhe birrat, pasi me Ligjin për praktika të padrejta tregtare pritet të mos ketë më shoqërime karteli dhe rritje enorme të çmimeve të produkteve. Ligji është ende në procedurë parlamentare dhe sot duhet të kalojë në Komisionin ligjvënës-juridik, pas çka duhet të kalojë në seancë plenare. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR