• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Buxheti i ri para Qeverisë deri në fund të tetorit, projeksionet për rritje midis 2,9 dhe 3,1 për qind

Buxheti i ri para Qeverisë deri në fund të tetorit, projeksionet për rritje midis 2,9 dhe 3,1 për qind
Shkup, 17 tetor 2022 (MIA) – Ministri i Financave, Fatmir Besimi sonte paralajmëroi se deri në fund të tetorit buxheti për vitin 2023 do t'i dorëzohet Qeverisë. Projeksionet për rritjen ekonomike, potencoi, se janë optimiste midis 2,9 deri në 3,1 për qind. "Pritet inflacioni vitin e ardhshëm të zbutet dhe të jetë nën mesataren prej 11,6 për qind sa është tani, deri në gusht. Variacionet janë prej pesë deri në tetë për qind, por kalkulimet akoma janë të ndryshme", tha Besimi, duke potencuar se vendi do t'i harmonizojë projeksionet me FMN-në edhe në raport me rritjen edhe në raport me inflacionin. Sipas ministrit, do të shqyrtohen të gjitha opsionet për financim vitin e ardhshëm, madje edhe mundësia për obligacionin e parë me klauzolë dollari. "Nëse paraqitet nevoja e një qasjeje të tillë, shteti do ta bëjë", tha Besimi.

QËNDRONI TË LIDHUR