Buxheti është likuid, me kohë po kryhen të gjitha obligimet dhe po riparohen dëmet nga pushteti i kaluar, thotë Mickoski
- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Buxheti është likuid dhe se me kohë po kryhen të gjitha obligimet. Data 15 dhjetor është vendosur si afat, jo për mbylljen e thesarit, por si një datë kur institucionet duhet të paraqesin të gjitha shpenzimet aktuale në mënyrë që pagesat të përfundojnë në kohë, e jo të mbeten të papërfunduara dhe të regjistrohen vitin e ardhshëm. Është mirë, sipas tij, që institucionet të respektojnë afatin, por nëse dikush vjen pas atij afati, nuk do të refuzohet. Tezat e opozitës se Buxheti është i zbrazët, thekson Mickoski, janë përpjekje për të krijuar druarje dhe panik tek qytetarët dhe për pikë të lira afatshkurtra politike. Ne, thekson ai, jo vetëm që po përmbushim detyrimet aktuale, por edhe po riparojmë dëmet nga shkatërrimi shtatëvjeçar i shtetit. Ka para për të gjitha pagesat, edhe për K-15 në administratën publike.
- Post By Besnik Shuki
- 14:33, 14 dhjetor, 2025
Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Buxheti është likuid dhe se me kohë po kryhen të gjitha obligimet. Data 15 dhjetor është vendosur si afat, jo për mbylljen e thesarit, por si një datë kur institucionet duhet të paraqesin të gjitha shpenzimet aktuale në mënyrë që pagesat të përfundojnë në kohë, e jo të mbeten të papërfunduara dhe të regjistrohen vitin e ardhshëm. Është mirë, sipas tij, që institucionet të respektojnë afatin, por nëse dikush vjen pas atij afati, nuk do të refuzohet. Tezat e opozitës se Buxheti është i zbrazët, thekson Mickoski, janë përpjekje për të krijuar druarje dhe panik tek qytetarët dhe për pikë të lira afatshkurtra politike. Ne, thekson ai, jo vetëm që po përmbushim detyrimet aktuale, por edhe po riparojmë dëmet nga shkatërrimi shtatëvjeçar i shtetit. Ka para për të gjitha pagesat, edhe për K-15 në administratën publike.
"Nuk thashë që thesari do të mbyllet, por caktuam 15 dhjetorin si datë kur të gjitha institucionet duhet të paraqesin të gjitha ato nevoja aktuale, shpenzimet dhe të gjitha fondet që duhet t'u transferohen kreditorëve. Kuptohet, në këtë shtova se kemi tolerancë. Sigurisht, nëse dikush vjen më 20 dhjetor, nuk do të themi se çelësi është në derë dhe puna është kryer. Kuptohet, do të ketë tolerancë, por ideja është të punohet me një plan, të jemi të vetëdijshëm se nevojitet të realizojmë të gjitha këto me kalimin e kohës, të kemi një lloj shprehie dhe të respektojmë gjithçka që vendosim si plan dhe detyra. Ky është thelbi", tha kryeministri në përgjigje të pyetjes së gazetarit pas vizitës në stacionin e rikonstruuar të policisë në Butel.
Ai theksoi se vitin e kaluar kishte përvojë ku gjithçka ndodhte në pesë minuta deri 12, e pastaj disa gjëra mbetën të papërfunduara, sepse, siç theksoi, thjesht fizikisht nuk mund t'i bënte të gjitha.
"Prandaj unë lus të gjitha institucionet të vijnë me kohë. Nuk po them se nëse dikush vjen me një urdhër më datë 25, nuk do të pranohet dhe do të refuzohet, por le t'i planifikojmë aktivitetet me kohë, në mënyrë që të mos ndodhë që në pesë minuta deri 12 të gjithë të grumbullohemi atje dhe disa nga detyrimet të mbeten të papaguara, respektivisht, t'i regjistrojmë vitin e ardhshëm. Ky është qëllimi i vetëm, thjesht duhet të mësohemi me një lloj rendi", tha Mickoski.
Në pyetjen nëse do të ketë K-15 për administratën publike, Mickoski u përgjigj pozitivisht. Do të ketë edhe këtë vit, ashtu siç është sipas ligjit, tha ai, duke kujtuar se vitin e kaluar një kompensim i tillë iu pagua punonjësve për herë të parë.
Lidhur me akuzat e LSDM-së se buxheti është i zbrazët dhe nuk ka para dhe për këtë arsye thesari po mbyllet më 15 dhjetor, ai tha se do t'u përgjigjet atyre pasi "LSDM e ka kredibilietin si parti opozitare dhe ne duhet t'u përgjigjemi tezave të tyre, të cilat janë të paqarta, të pavërteta dhe të pasakta".
"Supozoj se ka njerëz atje që e kuptojnë ekonominë deri në një farë mase. Nuk është e qartë pse po i dërgojnë teza të tilla opinionit. E kuptoj që duan të krijojnë panik dhe trazira tek qytetarët, por kjo ka një efekt afatshkurtër nga sot deri nesër. Nuk do të mbyllet më 15, do të paguhet më datë 25. Buxheti është i mbyllur në likuiditet, të gjitha nevojat janë të siguruara, pavarësisht faktit që kemi borxhe të trashëguara. Këshilla ime për ta është që ky PR i përditshëm nga sot deri nesër është një përpjekje për të shkaktuar panik, për të krijuar frikë tek qytetarët se gjërat nuk po shkojnë mirë, u kthehet në kokë, sepse për fat të keq për ta, por për fat të mirë për qytetarët, të gjitha detyrimet aktualisht po përfundojnë dhe dëmi nga qeverisja shtatëvjeçare e mediokritetit nënmesatar politik, të cilët, të dehur nga dëshira për para dhe pushtet, po e shkatërrojnë vendin", tha Mickoski.
Ai shtoi se nuk duhet të përsëritet kurrë ajo, siç theksoi, "periudhë e palavdishme prej shtatë vitesh kur mediokriteti nënmestar politik kishte mundësinë të menaxhonte institucionet në shtet pa kurrfarë përgjegjësie".
"Shpresoj që shumë shpejt, me ndryshime të caktuara në prokurori, edhe ajo përgjegjësi do të jetë aty", tha Mickoski. bsh/
Foto: MIA