• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bursa parlamentare ndërkombëtare e Bundestagut gjerman për vitin 2025

Bursa parlamentare ndërkombëtare e Bundestagut gjerman për vitin 2025

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup njofton  për mundësinë e marrjes së "Bursës Ndërkombëtare Parlamentare" (IPS) nga Bundestagu Gjerman për vitin 2025.

"Të rinj të diplomuar të cilët janë të angazhuar, të hapur, me interes për politikën dhe me vullnet për të marrë pjesë aktive dhe me përgjegjësi në të ardhmen demokratike të vendit të tyre, marrin mundësinë në Bundestagun gjerman të njohin sistemin parlamentar gjerman përmes teorisë dhe praktikës. Programi 2025 zgjat nga 1 mars 2025 deri më 31 korrik 2025. Ndër të tjera, parakusht për përzgjedhje është njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane dhe politikës, shoqërisë dhe historisë", njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Afati i fundit për aplikim është 31 korrik 2024 deri kur aplikimet duhet të dorëzohen deri më 31 korrik 2024 në Ambasadën Gjermane në Shkup me e-mail: (info@skop.diplo.de), e cila bën përzgjedhjen e parë. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në Ambasadë në  intervistë me  komision nga Bundestagu Gjerman.

Informacione shtesë për bursën IPS mund të gjeni në https://skopje.diplo.de/mk-mk/-/2598228 dhe www.bundestag.de/ips. fc/

Fotografia: Printskrin/ https://www.bundestag.de/ips

 

QËNDRONI TË LIDHUR