• e shtunë, 23 nëntor 2024

Burime ukrainase: Tre civilë humbën jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmet ruse

Burime ukrainase: Tre civilë humbën jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmet ruse

Kiev, 1 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet ukrainase sot njoftuan se të paktën tre civilë humbën jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmet artilerike ruse gjatë natës në Ukrainën lindore dhe jugore. 

Guvernatori ukrainas i Donjeckut, Pavle Kirilenko deklaroi se mbrëmë në vijën e frontit në rajonin lindor ku po zhvillohen luftëra të ashpra humbën jetën tre persona, ndërsa 10 janë plagosur. 

Shtatmadhoria ukrainase njoftoi se vazhdojnë përleshjet e ashpra në tre rajone të Donjeckut, ku, sipas raporteve të tyre, Rusia i përforcon trupat dhe po bën përpjekje që të përparojë. 

Komanda e ushtrisë ukrainase i thekson tre qytetet Bahmut, Liman dhe Marinika si vatra të vijës së frontit, duke theksuar se gjatë ditës së kaluar Rusia ka bërë përpjekje të pasukseshme për sulm aty. 

Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, janë plagosur dje dhe gjatë natës në rajonin Herson në jug, deklaroi guvernatori Oleksandar Prokudin. 

Prokudin tha se forcat ruse kishin kryer 82 sulme me artileri, drone dhe raketa në Herson,  rajon i ndërprerë nga vija e frontit prej 1.500 kilometra dhe ende po sanohet nga përmbytjet e shkaktuara nga shembja e digës së madhe të Dnjeprit në qershor.

Në rajonin verilindor Harkov, një civil 57-vjeçar është plagosur në granatimin rus një ditë më parë, deklaroi guvernatori lokal, Oleh Sinehubov. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s/MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR