• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Burime turke demantojnë se zyra e Hamasit është zhvendosur në Turqi

Burime turke demantojnë se zyra e Hamasit është zhvendosur në Turqi

Ankara, 18 nëntor 2024 (MIA) - Informacioni se zyra e grupit palestinez Hamas është zhvendosur në Turqi nuk është e saktë, deklaroi sot një burim diplomatik turk.

Burimi shton se anëtarët e organizatës ndonjëherë e vizitojnë Turqinë.

"Anëtarët e Byrosë politike të Hamasit ndonjëherë e vizitojnë Turqinë. Pretendimet se Byroja politike e Hamasit është zhvendosur në Turqi janë të pavërteta", tha burimi.

Katari javën e kaluar, gjithashtu, mohoi pretendimet se i kishte kërkuar Byrosë politike të grupit palestinez të largohej nga vendi, ku ka qenë i vendosur që nga viti 2012.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR