• e shtunë, 23 nëntor 2024

Burime diplomatike greke për ANA-MPA: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme

Burime diplomatike greke për ANA-MPA: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme

Athinë, 9 prill 2024 (MIA) - Nevoja për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Prespës, por edhe qëndrimi se ajo nuk është vetëm obligim për vendin, por edhe se nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme, i theksuan burimet diplomatike greke, transmeton agjencia shtetërore ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Burime diplomatike komentuan të gjitha çështjet aktuale të politikës së jashtme greke, përkatësisht hapat e ardhshëm në marrëdhëniet me Turqinë, marrëdhëniet me Kosovën, por edhe me vendin tonë.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, të njëjtat burime bënë me dije se duhet të ketë zbatim besnik të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa për memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, ata thanë se do të ratifikohen nëse pala tjetër respekton të gjitha hapat.

"Burimet diplomatike bënë me dije se Greqia ndjek me vëmendje zhvillimet politike, ku zgjedhjet kombëtare duhet të mbahen në maj. Lidhur me deklaratat e kreut të opozitës zyrtare se vendi nuk do të quhet “Maqedonia e Veriut”, theksohet se “logjika e Marrëveshjes së Prespës nuk është vetëm obligim për shtetin, por edhe nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme dhe mbizotëron mbi çdo dispozitë tjetër”, shkruan ANA-MPA.

Në lidhje me marrëdhëniet greko-turke, të njëjtat burime bënë me dije se më 22 prill në Athinë do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve për masat e ndërtimit të besimit dhe katër ditë më vonë në Stamboll të dy delegacionet do të diskutojnë për bashkëpunimin, përkatësisht të ashtuquajturën agjendë pozitive.

Sa i përket çështjes me Kosovën, thanë se “nuk ka dhe nuk ka asnjë qëllim për të ndryshuar qëndrimin” e Greqisë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR