• e martë, 24 dhjetor 2024

Burime diplomatike greke: Bashkëpunimi bilateral, tejkufitar dhe rajonal në fokus të takimit Mucunski-Gerapetritis

Burime diplomatike greke: Bashkëpunimi bilateral, tejkufitar dhe rajonal në fokus të takimit Mucunski-Gerapetritis

Athinë, 23 shtator 2024 (MIA) - Çështjet për bashkëpunim bilateal, tejkufitar dhe rajonal, perspektiva evropiane e vendit tonë, si dhe nevoja që të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Prespës, ishin temat për të cilat kanë biseduar ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Timço Mucunski dhe Jorgos Gerapetritis, sipas burimeve diplomatike greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjatë bisedave, sipas informatave të njëjta, shefi i diplomacisë greke ka theksuar se vijimi i suksesshëm i perspektivave evropiane i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut, varen nga plotësimi i obligimeve që dalin nga legjislatura evropiane dhe e drejta ndërkombëtare, mes të cilave edhe respektimi e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Prespës dhe përmes mbajtes së marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ky ishte takim i parë i dy shefave të diplomacive, ndërsa u mbajt në zyret e Misionit të përhershëm të Greqisë në KB, në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së. bsh/

Foto: Iks-Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR