• e shtunë, 23 nëntor 2024

Burim Latifi drejtor i ri i SHA MEPSO, janë emëruar edhe anëtarë të Bordit Mbikëqyrës dhe Drejtues

Burim Latifi drejtor i ri i SHA MEPSO, janë emëruar edhe anëtarë të Bordit Mbikëqyrës dhe Drejtues

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Janë emëruar anëtarët e rinj të Bordit mbikëqyrës dhe drejtues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike SHA MEPSO. Burim Latifi u emërua drejtor i ri, ndërsa zëvendësdrejtor Aleksandar Paunoski.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot informoi se si aksionar i vetëm në SHA MEPSO ka emëruar Jovan Llazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismail për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës.

Këshilli i ri Mbikëqyrës në mbledhjen e djeshme zgjodhi anëtarët e rinj të Bordit Drejtues. Përveç drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, anëtarë të rinj të Bordit drejtues janë edhe Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasia Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski.

"Me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës, i jepet përparësi menaxhimit efikas të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike përmes zhvillimit optimal dhe të qëndrueshëm të kompanisë për plotësimin e nevojave për energji elektrike për shfrytëzuesit përfundimtar. Në të njëjtën kohë, Bordi Drejtues dhe Mbikëqyrës do të ketë për detyrë konsolidimin e Shoqërisë Aksionare nga problemet e trashëguara, përballjen e korrupsionit dhe forcimin e kapaciteteve të shoqërisë në drejtim të realizimit të projekteve zhvillimore që do të kontribuojnë në përmirësimin e rrjetit të transmetimit", citohet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR