• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bun me tre mesazhe dhe garanci se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe nga asnjë vend tjetër

Bun me tre mesazhe dhe garanci se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe nga asnjë vend tjetër

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut i përket familjes së BE-së, vendimi është në dorën tuaj, tani hapi duhet bërë, këto janë tri mesazhet konkrete të dërguara sot nga Sekretarja shtetërore për Evropën pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Francës Lorans Bun në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq dhe përfaqësues të tjerë nga "Treshja e Vermanit", Ministrja për Evropën dhe Klimën e Republikës Federale të Gjermani Ana Lirmann, si dhe Ministrin për BE të Republikës së Polonisë, Shimon Shinkovski vel Senk.

Ajo përmendi se diskutimi për Kushtetutën nuk do të sjellë kërkesa të reja nga Bullgaria, por, siç tha ajo, Maqedonia e Veriut do të jetë automatikisht në rrugën e anëtarësimit. “Nuk ka kërkesa shtesë nga asnjë vend tjetër, por ka kërkesa për rishikim të Kushtetutës”, tha Bun.

Sipas sekretares shtetërore, viti 2030 është një synim real për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Vlerësimi i saj është se Maqedonia e Veriut ka gjithçka për të përparua drejt Unionit dhe së shpejti për t'u anëtarësuar në BE.

Вицепремиерот за европски прашања Бојан Маричиќ денеска беше домаќин на министерката за Европа на Сојузна Република Германија Ана Лирман, на државнат секретарка задолжена за Европа при Совето

"Kam tre mesazhe për ju. E para është se Maqedonia e Veriut i përket familjes së BE-së. E dyta është se vendimi tani është në duart e Maqedonisë së Veriut dhe mesazhi i tretë është, siç tregoi zëvendëskryeministri, se Maqedonia e Veriut tani duhet të ndërmarrë hapin për shkak të impulsit të forcës që kemi për zgjerimin e BE-së. Ndoshta një gjë tjetër që dua të them nga ana jonë është se ky diskutim për Kushtetutën nuk do të sjellë kërkesa të reja nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut do të jetë automatikisht në rrugën e anëtarësimit më pas. Pra, nuk ka kërkesa shtesë nga asnjë vend tjetër. Megjithatë, ka kërkesa për një rishikim të Kushtetutës për të përfunduar natyrisht dhe përsëri automatikisht Maqedonia e Veriut do të hyjë në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit dhe ju përmendët gjithashtu se zëvendëskryeministër në sferën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë sigurinë dhe reformat që Maqedonia e Veriut duhet t'i bëjë për vete", theksoi Bun.

Ajo u kthye në vitet nëntëdhjetë dhe rasti me Poloninë.

"Në vitet 1990, paraardhësit e mi donin të ndihmonin Poloninë të anëtarësohej në BE, dhe ju e shihni sa e suksesshme është Polonia dhe ne mendojmë se kjo është e mundur edhe për Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut ka absolutisht gjithçka për të përparuar në BE dhe së shpejti për t'u anëtarësuar në BE dhe për ne dhe për ju ka përfitime konkrete, natyrisht vende të reja pune, lëvizje të lirë për të gjithë dhe duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin e BE-së, tha Bun.

Iu referua edhe Konferencës së parë Ndërqeveritare në Bruksel.

"Një vit më parë u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare në Bruksel ku pata kënaqësinë të takoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin për herë të parë dhe pati shumë entuziazëm dhe ne duam të shohim sërish të njëjtin entuziazëm, ndaj jemi këtu për ta shprehur atë dhe për të shprehur mbështetjen për këtë. Bota ka ndryshuar. Tensionet gjeopolitike dhe ajo që po ndodh në kontinentin tonë e bën zgjerimin një domosdoshmëri për BE-në, si dhe mbështetja për Ukrainën dhe Moldavinë ka një metodologji të re zgjerimi që do ta bëjë zgjerimin më dinamik dhe shpresojmë më shpejtë. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Dhe për afatin e thashë që në fillim dhe edhe një herë do ta përsëris shumë qartë se duam të jetë sa më shpejt. Presidenti francez tha në Bratislavë - çështja e zgjerimit nuk është nëse, as kur, është sa më shpejt të jetë e mundur, por si. Përsëri, viti 2030 si synim është mjaft realist dhe ne jemi këtu për të dërguar mbi të gjitha mesazhin e miqësisë, mesazhin e mbështetjes dhe mesazhin e besimit se besojmë se Maqedonia e Veriut do të ketë sukses. Të tre vendet, përfshirë Francën, konsiderojnë se sa e rëndësishme është për ju, si dhe për familjen evropiane, dhe ne do të bëjmë çmos për t'ju ndihmuar në rrugën drejt BE-së, nënvizoi Sekretarja shtetërore përgjegjëse për Evropën pranë Këshillit të ministrave të Republikës së Francës Lorans Bun. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR