• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bullgaria sot voton sërish, për herë të pestë në dy vitet e fundit

Bullgaria sot voton sërish, për herë të pestë në dy vitet e fundit

Sofje, 2 prill 2023 (MIA) - Në Bullgari sot mbahen zgjedhjet e pesta të jashtëzakonshme parlamentare për më pak se dy vite.

Hulumtimet e fundit të mendimit publik tek fqinji lindor tregojnë se në zgjehdjet e sotme nuk do të ketë fitues të qartë.

Edhe kësaj radhe pritet të ketë jehonë të dobët të vituesve, sepse anketat tregojnë dalje të vetëm 39 për qind, ndërsa 13 për qind ende hamenden nëse do të dalin, duke lënë që vendimin e fundit ta sjellin mu në ditën e votimit.

Parashikimet janë se pas votimit të sotëm të qytetarëve në parlamentin e ri do të hyjnë pesë parti dhe koalicione - GERB-SDS, "Ndryshimet vazhdojnë dhe Bullgaria demokratike", Lëvizja për të drejta dhe liri (DPS) "Rilindja" dhe Partia socialiste bullgare (BSP).

"Ngritja bullgare" dhe "E Majta!" kanë gjasa teorike ta kalojnë barrierën prej katër për qind, por votimi në masë të madhe do të varet nga aftësia e tyre për t'i bindur votuesit e tyre të shkojnë drejt vendvotimeve.

Nga ana tjetër, votuesit bullgarë, të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta, shpresojnë se parlamenti i sapozgjehdur do të formojë qeveri stabile e cila do të fillojë t'i zgjidhë problemet e shtresuara në vend, inflacionin, sigurinë, reformat në sektorët e rëndësishëm si jurisprudenca, shëndetësia etj., lajmëron radioja bullgare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR