• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Buka nuk do të shtrejtohet dy muajt e ardhshëm, kompanitë ankohen për probleme me likuiditetin dhe me largimin e kuadrove

Buka nuk do të shtrejtohet dy muajt e ardhshëm, kompanitë ankohen për probleme me likuiditetin dhe me largimin e kuadrove

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Ka ndryshime në çmimet e grurit në bursat botërore, por për momentin, të paktën 1,5 deri dy muaj, çmimi i bukës edhe i produkteve të tjera ushqimore bazike në vend nuk do të ketë ndryshime, thonë furrtarët. Sipas tyre, pas një-dy muaj përsëri do të bëhet analizë duke pasur parasysh konfliktin ruso-ukrainas dhe turbulencat në Lindjen e Afërt, si dhe për shkak të shtrejtimit të naftës e cila mund të nënkuptojë çmim më të lartë potencial të burimeve në industrinë ushqimore dhe në përgjithësi, në gjithë industrinë.

Siç vlerëson Oda Agro-Biznes e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), problem shumë më i madh se çmimi i bukës për momentin është likuiditeti i kompanive dhe largimi i fuqisë së punës në këtë sektor. 

"Nga prodhues të mëdhenj si Ukraina dhe Rusia kanë mbërritur informacioni se nuk dihet se si do të zhvillohen korrjet atje për shkak të veprimeve ushtarake, të cilat ndikojnë në bursë. FAO vuri në dukje një rritje në përqindje të çmimit të grurit. Por kjo është e parëndësishme dhe ne si Odë e Agrobiznesit pretendojmë se në periudhën e ardhshme do të ketë stabilitet në çmimet e produkteve ushqimore, të paktën në segmentin e produkteve bazë si drithërat dhe produktet e furrës. Presioni i madh që kemi është i një natyre tjetër dhe zgjat të paktën një vit. Bëhet fjalë për largimin e madh të burimeve njerëzore në vendet perëndimore dhe turistike si Greqia dhe Kroacia. Problem është edhe likuiditeti i kompanive që po përballen me mungesë të financave", theksoi Goran Gjorgjievski nga Oda e Agro-biznesit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para tryezës së rrumbullakët për inovacionet e gjelbra.

Ai foli edhe për normat e larta të interesit. Bankat, tha, rëndë lejojnë kredi dhe vështirë mundësojnë qasje në financa me çmim të ulët adekuat. 

"Këtu do t'i theksoja problemet. Më shumë presion ndjehet nga ana e mungesës së burimeve njerëzore,  kishim edhe ngritje të pagës minimale. E gjithë kjo reflektohet aty, kompanitë të kenë më shumë shpenzime për këtë, se sa lidhur me çmimet e burimeve të cilat në këtë moment kanë vlerë të qëndrueshme", theksoi Gjorgjievski. 

Edhe më 23 prill, në një ngjarje të cilën e organizoi LOE, Gjorgjievski thoshte se buka nuk do të shtrejtohet edhe çmimi i tij është i qëndrueshëm. fc/

foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR