• e premte, 04 tetor 2024

Bujqit grek do ta bllokojnë vendkalimin Evzoni nga ora12 deri në orën 16

Bujqit grek do ta bllokojnë vendkalimin Evzoni nga ora12 deri në orën 16

Strumicë, 26 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit grek nga pjesa veriore e vendit sot e kanë bllokuar vendkalimin Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave. 

Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar shefi i Qendrës rajonale për çështje kufitare Jug në MPB, Sllavço Bogoev. 

Sipas tij, në vendkalimet tjera kufitare Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki kalimi është normal dhe për momentin nuk ka paralajmërime për bllokada në ato pika kufitare.

"Vendkalimi Evzoni do të jetë i bllokuar nga ora 12 deri në ora 16 për automjetet e mallrave dhe udhëtarëve, dhe sipas informacioneve nga pala greke gjatë asaj periudhe nuk do të lëshohet askush", tha Bogev.

Në VK Evzoni do të mbahet tubim bujqësor i cili do të fillojë rreth orës 12 me orën e Maqedonisë së Veriut dhe periudhën derisa zgjat protesta do të bllokohet qarkullimi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR