• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bujqit grekë vazhdojnë me protestat, Micotakis paralajmëroi ndihmë shtesë

Bujqit grekë vazhdojnë me protestat, Micotakis paralajmëroi ndihmë shtesë

Athinë, 30 janar 2024 (MIA) - Bujqit në Greqi me intensitet të njëjtë vazhdojnë me protestat dhe bllokadat në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa ata në rajonin Evros në afërsi të kufirit me Turqinë kanë mbajtur protestë në vendkalimin kufitar Kipi dhe mbyllje simbolike, por vetëm për kamionë dhe automjete transportuese, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Traktorët e parkuar dhe bllokadat e vendosura në Greiqnë qendrore dhe veriore tani për tani janë simbolike dhe nuk shkaktojnë probleme në qarkullimin në autostradat e vendit.

Bujqit grekë në rajoni Tesalia, i cili ishte i goditur nga përmbytjet në shtator, sonte do të mbajnë mbledhje, ku do të formohet komision, i ngarkuar të bisedojë me Qeverinë, ndërsa megjithatë për të enjten është caktuar protestë në Selanik gjatë kohës së panairit Agrotika.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistë për radio "Skaj", duke folur për protestat e bujqve, paralajmëroi ndihmë shtesë deri 10.000 euro për dëmtimin e pajisjes.

Bujqit bllokadat dhe protestat i filluan javën e kaluar, ndërsa mes tjerash, kërkojnë kompensime për shkak të prodhimit të zvogëluar të shkaktuar nga fatkeqësi dhe sëmundje, ndërtimin e projekteve infrastrukturore për mbrojtjen e fatkeqësive kohore dhe zvogëlimin e harxhimeve për prodhim, por edhe ndihmë për dëmin e shkaktuar nga moti i keq në fillim të shtatorit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR