• e premte, 27 dhjetor 2024

Bujqit francezë filluan t'i heqin bllokadat rreth Parisit

Bujqit francezë filluan t'i heqin bllokadat rreth Parisit

Paris, 2 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit francezë filluan gradualisht t'i heqin bllokadat rreth Parisit dhe në vende tjera në vend, një ditë pasi qeveria franceze ofroi masa me vlerë më shumë se 400 milionë euro si përgjigje e kërkesave të tyre për kushte më të mira bujqësore.

Në rrugët kryesore rreth kryeqytetit francez, bujqit filluan me heqjen e tendave, pastrimin e rrugës dhe djegien e baltave të barit për t'i përdorur si barrikada. Kolonat e traktorëve largohen me qetësi nga vendi i bllokadës, me praninë e policisë që kujdeset që gjithçka të kalojë në mënyrë të sigurt.

Kryetari i sindikatës më të madhe të bujqëve FNESEA, Arno Rusi, deklaroi se bujqit do të vëzhgojnë me kujdes nëse qeveria do t'i përmbush premtimet e saj deri në qershor dhe paralajmëroi se ata ishin gati të organizonin sërish protesta ndërsa Franca përgatitet për Olimpiadën në Paris këtë verë.

Më 1 shkurt, kryeministri francez Gabriel Atal publikoi një sërë masash të reja në lidhje me kërkesat e bujqëve pasi premtimet e tij të mëparshme dështuan me miratimin e tyre.

Masat e reja përfshijnë miliona euro ndihmë dhe lehtësime tatimore, si dhe një premtim për të mos ndaluar përdorimin e pesticideve në Francë që lejohen në vendet e tjera evropiane. Bujqit besojnë se kjo ndalesë çon në konkurrencë të pandershme. ls/

Foto: "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR