• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bujar Osmani: Fitore e thellë e Fronit Evropian, ai bëhet një lokomotivë e madhe për të ardhmen evropiane për shtetin tonë

Bujar Osmani: Fitore e thellë e Fronit Evropian, ai bëhet një lokomotivë e madhe për të ardhmen evropiane për shtetin tonë

Tetovë, 23 prill 2024 (MIA) - Kandidati presidencial i Fronitit Evropian, Bujar Osmani pas përfundimit të rrethit të parë të votimit nga zgjedhjet për president të shtetit mbajti konferencë për shtyp me liderët e partive nga koalicioni. Osmani deklaroi se rezultatet preliminare tregojnë fitore të thellë të Fronitit kundrejt opozitës shqiptare me mbi 40 mijë vota dhe me fitore në pothuajse të gjitha komunat në vend.

"Dua t'u falënderojë të gjithë për mbështetjen për Frontin Evropian dhe për kandidaturën time. Kjo është një fitore e madhe dhe kjo fitore vetëm tregon se Fronti Evropian po bëhet një lokomotivë e madhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Sot shqiptarët, turqit, boshjakët, romët treguan se ata vetë vendosën për të ardhmen e tyre dhe kurr nuk do të lejojnë që dikush tjetër të vendos për ta.

Ai theksoi se rezultatet tregojnë një ndarje etnike gjatë votimit.

"Ende ekziston përshtypja se qytetarët nuk kanë dalë plotësisht nga barriera etnike mes maqedonasve dhe komuniteteve tjera etnike, e cila ende flet për një shoqëri të ndarë, por shpresojmë në pritje të rezultateve se qytetarët megjithatë e dërguan mesazhin e unitetit, të cilin Fronti Evropian e lansoi për Maqedoninë e Veriut si vend për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, bashkëjetesë, harmoni dhe të ardhme në Bashkimin Evropian", theksoi Bujar Osmani.

Ai i falënderoi të gjitha partitë nga Fronti për besimin që ka marrë për të qenë kandidat i tyre dhe në emër të votuesve të Frontit tha se vota e tyre është amanet për partitë për politikat e ardhshme të shtetit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR