• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bubevski: Në rastin me vrasjen e Vanjës dhe Panços nuk ka të dyshuar të rinj

Bubevski: Në rastin me vrasjen e Vanjës dhe Panços nuk ka të dyshuar të rinj

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Shefi i prokurorisë së Shkupit, Gavrill Bubevski, në brifingun e sotëm me gazetarët tha se në rastin me vrasjen e Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit, nuk ka persona të rinj të dyshuar dhe nuk sheh pengesë që ekstradimi nga Turqia i të akuzuarit të parë Lupço Palevski Palço të kryhet shpejtë.

Në brifingun e sotëm me gazetarët ai tha se lënda është në fazë serioze.

"Nuk ka persona të rinj të dyshuar. Lënda është në fazë të hetimit. Pjesa juridike në pjesën e ekstradimit ka përfunduar. Mbetet pjesa e Turqisë, për çka nuk kam njohuri të fundit. Lënda tashmë është në fazë të mesme, serioze, ndoshta për kohë të shpejtë do të ketë diçka kur të përfundojë ekstradimi dhe nuk shoh kurrfarë pengese që kjo të përfundojë shpejtë", tha Bubevski.

Lidhur me partinë "E Djathta", e cila vazhdoi me punë, e pjesë e së cilës janë të dyshuarit, Bubevski shtoi se nuk ka dëshmi se ndikimet partiake kanë ndonjë lidhje me veprimet në rastin.

Vajza e mitur Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët janë paraqitur të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, janë gjetur të vrarë në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor.

Për vrasjen e tyre akuzohen Lupço Palevski Palço, i cili gjendet në paraburgim në Turqi, Velibor Manevski, Vllatko Keshinov dhe Bore Videvski, si dhe babai i Vanjas, Aleksandar Gjorçevski dhe Stefan Dimkovski, i cili ngarkohet se i ka ndihmuar Palços të ik në Turqi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR