• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Buçkovski: Në Shkup dhe Sofje ka grupe të cilat punojnë që të mos arrihet kompromis

Buçkovski: Në Shkup dhe Sofje ka grupe të cilat punojnë që të mos arrihet kompromis
Shkup, 4 prill 2022 (MIA)  –  Është e mundur marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes gjatë presidencës franceze me BE-në, por ka grupe në të dyja vendet të cilat punojnë që të mos gjendet kompromis, thotë në intervistë për televizionin bullgar Nova, ish-kryeministri i Maqedonisë dhe përfaqësues special në negociatat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski. "Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund të arrijnë marrëveshje gjatë presidencës franceze me Bashkimin Evropian. Klima për negociata tani është më e mirë. Ka mundësi për marrëveshje muajin e ardhshëm. Ekzistojnë grupe në Sofje dhe Shkup të cilat punojnë kundër kompromisit dhe marrëveshjes midis dy vendeve tona", tha Buçkovski. Sipas tij, pesë diplomatët rusë të dëbuar nga Shkupi janë bërë gjithnjë e më agresivë në përpjekjet e tyre për ta parandaluar marrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe dëshirën e Shkupit për t'i filluar negociatat për anëtarësim në BE. Lidhur me rezultatet e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, Buçkovski potencon se dallimi në pasaportat e dhëna dhe numri i atyre që janë deklaruar bullgarë i referohet asaj se shumica e pasaportave janë marrë për arsye ekonomike dhe këta njerëz më nuk janë në shtet. "Besoj se të gjithë që kanë dashur të prononcohen si Bullgarë gjatë regjistrimit e bënë këtë", thotë Buçkovski.

QËNDRONI TË LIDHUR