• e premte, 27 dhjetor 2024

Buçkovski: Ishim afër zgjidhjes së problemit me Bullgarinë në fund të vitit 2020

Buçkovski: Ishim afër zgjidhjes së problemit me Bullgarinë në fund të vitit 2020
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) - Ish-përfaqësuesi special i Qeverisë në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski sonte deklaroi se kah fundi i vitit 2020 ishim afër zgjidhjes së problemit. "Mendoj se ishim shumë afër para Vitit të Ri 2021. Mendoj se ishim të afërt me qëndrimet e pjesës liberale nga Qeveria bullgare. Edhe atëherë ishin në tavolinë pesë pikat. Mendoj se kishte afrim serioz. Theksi ra në pika të cilat mund të zgjidhjen", deklaroi Buçkovski në emisionin "Samo intervju" (Vetëm intervistë) në televizionin Kanal 5 ku ishte sonte mysafir. Buçkovski tha se do të vazhdojë të punojë në kauzën dhe do të bëjë përpjekje që të ketë afrim të dy popujve dhe tejkalimin e të gjitha problemeve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR