• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell për vizitë në Arabinë Saudite

Borell për vizitë në Arabinë Saudite

Bruksel, 8 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, pas përfundimit të vizitës treditore në Liban, mbrëmë ka vazhduar turneun e tij në Lindjen e Mesme me qëndrim në Arabinë Saudite.

Sipas Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Borell është planifikuar të takohet me zyrtarë të lartë sauditë, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Princin Faisal bin Farhan, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Jasem Mohamed Albudaivi.

"Misioni vijoi pas vizitës së tij në Liban dhe është pjesë e angazhimit të Përfaqësuesit të Lartë Borell me partnerët rajonalë për të çuar përpara përpjekjet diplomatike për të krijuar kushte për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme midis Izraelit dhe Palestinës dhe në rajon. Vizita do të përdoret për të diskutuar të gjitha aspektet e situatës në dhe rreth Gazës, duke përfshirë ndikimin e saj në rajon. Borell do të trajtojë gjithashtu përshkallëzimin shqetësues të situatës në Detin e Kuq", thuhet në njoftimin e EEAS.

Temat e bisedave të Borellit me nikoqirët e tij sauditë do të jenë bashkëpunimi dypalësh midis BE-së dhe Arabisë Saudite, si dhe prioritetet rajonale në kuadër të partneritetit të Unionit me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR